Lajmet

Galaxy S10E është përgjigja e Samsung ndaj iPhone XR

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Me një çmim bazë prej 749 dollarë, telefoni ka ekran 5.8-inç por i mungojnë disa prej veçorive të avancuara të vëllezërve të mëdhenj edhe pse jo shumë njerëzve kanë për tu rënë në sy. Galaxy S10E është përgjigja e Samsung ndaj iPhone XR

Krahas flagshipëve Galaxy S10 dhe S10 Plus, Samsung sot prezantoi një model buxhetor me kosto të ulët që e quan Galaxy S10E.

Me një çmim bazë prej 749 dollarë, telefoni ka ekran 5.8-inç por i mungojnë disa prej veçorive të avancuara të vëllezërve të mëdhenj edhe pse jo shumë njerëzve kanë për tu rënë në sy.

Shumë përdorues do të ishin të lumtur edhe pa ekrani e harkuar, pikselët ekstra, apo sensorin e tretë të kamerës së pasme që i merrni me modelin e shtrenjtë Galaxy S10.

Gjithashtu skaneri i shenjave të gishtërinjve nuk është nën ekran si S10 dhe S10 Plus por nën anën e telefonit.

S10E mund të jetë buxhetor por të ngjan më shumë me një telefon. Njerëzit që po kërkojnë një telefon flagship pa funksione të avancuara do të ishin shumë të kënaqur edhe me S10E.

Të jep ndjesinë e një iPhone X i cili gjithashtu ka ekran 5.8-inç. Është i zhytur në metal dhe xham të cilët justifikojnë koston prej 750 dollarësh. Vjen me certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit e ky është avantazh i qartë.

Por gjithashtu ka karikim wireless dhe mund të karikojë aksesorët e Samsung ashtu si S10 dhe S10 Plus.

Specifikat e Harduerit:

  • Ekrani: 5.8-inch “Dynamic AMOLED” Full HD+ 19:9
  • Kamera e Pasme: Kënd të gjerë 12-megapixel (77-gradë) dhe kënd super të gjerë 16-megapixel (123-gradë)
  • Kamera selfie: 10-megapixel
  • Dimensionet: 69.9 x 142.2 x 7.9mm; 150 gram
  • Procesori: Snapdragon 855
  • RAM: 6GB ose 8GB RAM
  • Memoria: 128GB ose 256GB plus microSD
  • Bateria: 3,100mAh
  • OS: Android 9 Pie me Samsung One UI
  • Konektiviteti: Wi-Fi 6, Bluetooth 5, LTE Cat.20
  • Karikim wireless, USB-C, portë kufjesh
LEXO EDHE:  Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Ekrani

Ndryshe nga telefonët e fundit Samsung Galaxy, ekrani i S10E është i rrafshët pa skaje të hardkuara si S10 dhe S10 Plus. Megjithatë kornizat e ekrani mbeten të vogla krahasuar me shumë telefonë ditëve të sotme. Kamera selfie vjen me dizajnin “hole-punch” në cepin e djathtë lart.

Vetë ekrani nuk ka ndonjë diferencë të madhe me S10 apo S10 Plus. Samsung thotë se është i certifikuar për HDR10+ dhe rezolucioni është Full HD+ 1080p me raport 19:9. Megjithatë nuk preism që të ketë numrin e pikselëve të Galaxy S10 dhe S10 Plus.

Hardueri dhe kamerat

Mos harrojmë, ka një portë kufjesh 3.5mm. Procesori është i njëjti, Snapdragon 855. Por tek kamera Galaxy S10E është në disavantazh të qartë. Në vend të tre kamerave merrni vetëm dy: një të zakonshme 12-megapiksel dhe një 16-megapiksel super të gjerë.

Ato janë të shpejta dhe kanë funksione të avancuara. Një prej modaliteteve quhej “Shot Suggestion” që ofron disa indikatorë për tu orientuar që të realizono foto sa më profesionale.

Samsung gjithashtu thotë se edhe ky model ka procesorin neural që pajis kamerën me inteligjencë artificiale. “Scene Optimizer” zgjedh modalitetin e kamerës që keni nevojë në kushte të caktuara.

Kompania thotë se telefoni realizon video 4K HDR+ dhe përdor “super steady video” për stabilizimin e tyre. Me S10E ju mungon sensori telefoto por shumica e njerëzve do të kryejnë punë edhe me kamerën me kënd të gjerë.

Softueri në brendësi është Android 9 Pie me One UI të Samsung. Ky i fundit ka shtuar një buton të dedikuar për Bixby edhe tek S10E.

Porositë për telefonin fillojnë më 21 Shkurt dhe del në shitje më 8 Mars. Opsioni bazë është 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Por mund të blini deri në 8GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme.

LEXO EDHE:  Gjysma e popullsisë së botës ka qenë online në 2018-ën

Pyetja që bëjmë është nëse Galaxy S10E do të gjejë vend në treg kur kushton vetëm 150 dollarë më pak se modeli i plotë S10? Por Samsung e ka ndërtuar këtë telefon të konkurrojë me iPhone XR dhe jo modelet e kompanisë. Përgjigja: mbetet në dorën e atyre që pëlqejnë telefonë me ekrane të vogla. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>