Harduer

Galaxy S20 është çdo gjë që përdoruesit kanë kërkuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2020
0
Telefoni mund të porositet nga data 21 Shkurt dhe të shitet më 6 Mars. Galaxy S20 është çdo gjë që përdoruesit kanë kërkuar

Bota me shumë gjasa nuk ka për ta njohur kurrë Galaxy S11, e as Galaxy S12 deri në Galaxy S19. Mëngjesin e të Martes në San Francisco Samsung prezantoi flagshipin e ri Galaxy S20.

Ai vjen në tre modele: S20, S20+ dhe S20 Ultra. Me këto modele Samsung tregoi se nuk ka në mendje të distancohet nga segmenti i telefonëve të rangut të lartë edhe pse shitjet e smartfonëve kanë filluar të veniten.

Me çmime që fillojnë nga 999 dollarë, 1199 dollarë dhe 1399 dollarë respektivisht, kompania po vë një bast të madh tek ata konsumatorë të cilët janë të gatshëm të paguajnë për specifika premium.

Duke paguar një shifër të tillë konsumatorët marrin një telefon me teknologjinë e së ardhmes, 5G. Të tre modele në fakt kanë 5G, një vit pasi prezantoi pajisjen e parë me 5G.

Në 2020 Samsung ka hedhur çdo gjë në drejtim të 5G. S10, Note 10 dhe variantet Lite do të vijojnë të qëndrojnë në treg me çmim më të ulët.

Një tjetër tipar po aq i rëndësishëm i Galaxy S20 është ekrani 120Hz dhe frekuenca e lartë e përgjigjes ndaj komandave me prekje. Në të gjitha modelet konsumatorët marrin një kamër selfie “hole-punch” në krye të ekranit.

Çdo gjë tek kamerat

Por lajmet më të mëdha vinë në aspektin fotografik. Kompania përdor termin “pro” për të përshkruash kamerën e telefonit.

Të tre modelet kanë module masive por varianti Ultra i përket një niveli tjetër. S20+ dhe Ultra kanë kamerën “Space Zoom” me tre kamera të pasme. Në variantin Ultra, lentja 48-megapiksel ofron zmadhim optik dhe hibrid prej 100x. Normalisht gjatë zmadhimit ka degradim të imazhit por ajo që telefonin arrin është e impresionuese.

LEXO EDHE:  Kamera selfie e Oppo e tejkalon imagjinatën tuaj

Po risitë nuk përfundojnë këtu sepse sjell regjistrim 8K me 24fps si dhe “hyper-lapse” në modalitetin e natës “Night Time.” Kamerat e kombinuara prodhojnë imazhe me madhësi 50 deri në 70MB. Një tjetër teknologji e kamerës së S20 Ultra është reduktimi i imazhit nga 108-megapiksel në 12-megapiksel dhe përdorur sasinë e madh të dritës që hyn në sensor.

Bixby është aty. Asistenti virtual qëndron në një prej butonëve anësor por që me Note 10 këtij butoni mund ti ndryshohet funksioni. Teknologjia bëri një shfaqja si rezultat si një partneriteti me Spotify i cili sjell muzikën popullor në platformën Bixby Routines.

Një tjetër lajmërim surprizë ishte partneriteti me Google. Gjiganti i softuerit do të ofrojë platformën e video thirrjeve Google Duo për ta intreguar në ndërfaqen e Samsung dhe aplikacionin e telefonatave dhe kontakteve ngjashëm me integrimin e Apple FaceTime.

S20 është telefoni i parë që mund të ofrojë biseda në full HD mbi një rrjet 5G. Një tjetër partneritet po aq i rëndësishëm është ai i Microsoft. Kompania do të sjellë Forza Street në Galaxy Store në Pranverë.

Në lidhje me specifikat e brendshme S20 ka bateri 4,000 mAh, S20+ bateri 4,500 mAh dhe Ultra në 5,000 mAh. Sistemi përfshin procesor Snapdragon 865 së bashku me 12GB RAM dhe minimumi 128GB memorie të brendshme.

Telefoni mund të porositet nga data 21 Shkurt dhe të shitet më 6 Mars. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>