Harduer

Galaxy S21 Ultra: A është mbreti i ri i smartfonëve?

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Mars 2021
S21 Ultra është smartfoni i parë Samsung me sistem të ri me katër kamera të pasme: 108-megapiksel standarde, 12-megapiksel me kënd të gjerë, dy kamera 10-megapiksel telefoto. Galaxy S21 Ultra: A është mbreti i ri i smartfonëve?

Galaxy S21 Ultra është super telefoni i ri i Samsung për 2021 dhe vjen si më i miri në llojin e tij me një çmim të arsyeshëm.

Pajisur me një sistem të fuqishëm kamerash, smartfoni kushton 1,149 dollarë dhe do të udhëheqë linjën e smartfonëve Samsung për 2021 së bashku me modelet S21 dhe S21+.

Galaxy S21+ është i ngjashëm me paraardhësin, i gjithi ekran përpara, pjesët anësore prej alumini dhe pjesa e pasme prej xhami. Ndryshimi më i dukshëm me gjeneratën e kaluar është dizajni i kamerave të pasme.

Me madhësi prej 6.8-inç, është pak më i vogël se Note 20 Ultra dhe S20 Ultra por është i mprehtë, me ngjyra të pasura dhe shkëlqim të lartë. Me frekuencë rifreskimi prej 120Hz, shfletimi me këtë smarfon është padyshim eksperiencë unike.

Konkurrentët kryesorë janë Note 20 Ultra dhe iPhone 12 Pro Max. Do tu duhen të dyja duart për të punuar dhe përdorur telefonin siç duhet.

Specifikat

  • Ekrani: 6.8-inç QHD+ Dynamic AMOLED 515ppi 120Hz
  • Procesori: Samsung Exynos 2100 (Evropë) ose Qualcomm Snapdragon 888 (SHBA)
  • RAM: 12 ose 16GB RAM
  • Memorie: 128, 256 ose 512GB
  • Kamera: E pasme 108-megapiksel, 12-megapiksel me kënd të gjerë, 10-megapiksel zmadhim 3x, 10-megapiksel zmadhim 10x, autofokus lazer, selfie 40-megapiksel
  • Konektiviteti: 5G, dy karta SIM, USB-C, Wi-Fi 6E, NFC, Bluetooth 5, UWB dhe GPS
  • Rezistencë ndaj ujit: IP68 1.5 metër për 30 minuta
  • Përmasat: 165.1 x 75.6 x 8.9mm
  • Pesha: 227 gram

S21 Ultra vjen me procesorin e sapo prezantuar Exynos 2100 në Evropë dhe Snapdragon 88 në SHBA. Të dy variantet kanë të njëjtën sasi RAM.

Në tërësi performanca është e shkëlqyer. Punon po aq shpejtë sa Note 20 Ultra nga hapja e aplikacioneve tek çdo veprim i zakonshëm.

LEXO EDHE:  Shpikësi i internetit thotë se 1/3 e të rinjve në mbarë botën nuk kanë akses në internet

Jetëgjatësia e baterisë është po ashtu e kënaqshme me 35 orë mes dy cikleve të karikimit duke tejkaluar edhe Note 20 Ultra me 30 orë por pas S20 Ultra dhe shumë larg iPhone 12 Pro Max prej 48 orësh.

One UI 3.1

S21 Ultra është një prej smartfonëve të parë me versioni më të fundit të Android 11 nga Samsung quajtur One UI 3.1. Ka pjesën më të madhe të veçorive të Andrid 11 si ndarja e bisedave, përmbajtjeve media dhe njoftimeve të tjera nga qendra e njoftimeve.

Një partneritet i ri mes Samsung dhe Google sjell motorin e kërkimit në Discover Feed dhe aplikacionin Messages për seritë Galaxy S21. Disa aplikacione Microsoft janë integruar përfshirë edhe aplikacionin që lidh telefonin me Windows 10.

Ka aplikacione të dyfishta si ai i mesazheve të Google dhe Samsung megjithatë është një prej versioneve Android më të rafinuar. Samsung ka premtuar tre gjenerata Android përditësime së bashku me përditësimet mujore të sigurisë.

Kamera

S21 Ultra është smartfoni i parë Samsung me sistem të ri me katër kamera të pasme: 108-megapiksel standarde, 12-megapiksel me kënd të gjerë, dy kamera 10-megapiksel telefoto.

Është një prej sistemeve më të avancuara të kamerave deri më sot në një smartfon duke tejkaluar të gjithë në zmadhim me përjashtim të Huawei P40 Pro Plus. Kamera kryesore realizon foto shumë cilësore me performancë të shtuar në ambiente me dritë të pakët.

Dy kamerat zmadhuese 3x dhe 10x gjithashtu prodhojnë imazhe të qarta. Konkretisht kamera 3x është ideale për zmadhimin e njerëzve ndërsa 10x për zmadhimin e sendeve dhe objekteve.

Deri në 10x kamera aplikon zmadhim hibrid, dixhital dhe optik ndërsa mbi 10x kalon në zmadhim dixhital. Në 100x kemi të bëjmë me imazhe të cilat artificialisht janë të zmadhuara por Samsung ka vendosur ta bllokojë atë deri në 30x.

LEXO EDHE:  Facebook dhe padia për monopol dhe antikonkurrencë

Janë përmirësuar modalitetet e natës dhe portretit. Një modalitet i ri macro përdor kamerën me kënd super të gjerë për të kapur imazhe shumë pranë objekteve. Kamera selfie 40-megapiksel është gjithashtu ndër më të mirët.

Së fund sistemi i kamerave është i aftë të realizojë video 8K duke udhëhequr mbi të gjithë rivalët Android në këtë drejtim.

Çmimi

Samsung Galaxy S21 Ultra kushton 1,149 dollarë për 128GB memorie, 1,199 dollarë për 256GB memorie dhe 1,329 dollarë për 512GB memorie dhe 16GB RAM.

Për krahasim Galaxy S21 kushton 769 dollarë, Galaxy S21+ kushton 819 dollarë, Note 20 Ultra 1,179 dollarë, Z Flip 1,300 dollarë, Z Fold 2 1,799 dollarë, OnePlus 8 Pro 799 dollarë dhe iPhone 12 Pro Max 1,099 dollarë.

Avantazhet: ekran 120hz, 5G, kamër e shkëlqyer, zmadhim optik 3x dhe 10x, dy karta SIM, One UI, karikim wireless dhe power share, performancë e mirë, jetëgjatësi baterie, skaner të shenjave të gishtërinjve

Disavantazhet: i madh, i rëndë, i kushtueshëm, ska portë kufjesh 3.5mm, vetëm 3 vite përditësime

/PCWorld Albanian

Specifikimet e Harduerit
Ekrani

6.8-inç QHD+ Dynamic AMOLED 515ppi 120Hz

Procesori

6.8-inç QHD+ Dynamic AMOLED 515ppi 120Hz

RAM

12 ose 16GB

Memoria

128, 256 ose 512GB

Kamera

E pasme 108-megapiksel, 12-megapiksel me kënd të gjerë, 10-megapiksel zmadhim 3x, 10-megapiksel zmadhim 10x, autofokus lazer, selfie 40-megapiksel

Konektiviteti

5G, dy karta SIM, USB-C, Wi-Fi 6E, NFC, Bluetooth 5, UWB dhe GPS

Rezistencë ndaj ujit

IP68 1.5 metër për 30 minuta

Përmasat

165.1 x 75.6 x 8.9mm

Pesha

165.1 x 75.6 x 8.9mm

Avantazhet - Ekran 120hz, - 5G, - Kamër e shkëlqyer, , - Zmadhim optik 3x dhe 10x, - Dy karta SIM, - One UI,, - Karikim wireless dhe power share,, - Performancë e mirë, - Jetëgjatësi baterie, - Skaner të shenjave të gishtërinjve,
Disavantazhet - Madhësia, - Pesha, - Çmimi, - Ska portë kufjesh 3.5mm, - 3 vite përditësime,