Harduer

Galaxy S22 Ultra është fundi i linjës Galaxy Note

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2021
Mesa duket debutimi i Galaxy S21 vitin e kaluar në Janar ishte thjeshtë një ndryshime dhe jo trend i ri për kompaninë. Galaxy S22 Ultra është fundi i linjës Galaxy Note

Samsung nuk mund ringjallë S-Pen me ardhjen e Galaxy S22 Ultra. Disa foto të publikuara në internet të cilat duket se i ngjajnë një flagshipi të ardhshëm të Samsung, me shumë mundësi S22 Ultra, tregojnë një Galaxy Note të ri që në 2021 i mungoi besnikëve të Samsung.

Në foto shfaqet jo vetëm S22 Ultra por edhe lapsi S-Pen. Ndryshe nga fotot e publikuara më parë, kësaj here nuk vihet re një sistem kamerash të pasme në formë “P”.

Megjithatë Samsung është detyruar të rrisë trashësinë e smartfonit për të akomoduar S-Pen duke krijuar hapësirë për lente më të mëdha të kamerave të pasme.

S22 Ultra do të qëndrojë me sensorin kryesor 108-megapiksel shoqëruar nga 12-megapiksel ultra-wide, 10-megapiksel 3x telefoto dhe 10-megapiksel 10x telefoto.

Së fundi insajderi Jon Prosser i Front Page Tech që ka publikuar edhe foton pretendon se Samsung do të marrë porositë e para më 8 Shkurt përpara debutimit që do të bëhet me 18 Shkurt.

Mesa duket debutimi i Galaxy S21 vitin e kaluar në Janar ishte thjeshtë një ndryshime dhe jo trend i ri për kompaninë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e Intel mund ta ndihmojë të arrijë performancën e procesorëve Ryzen