Harduer

Galaxy S23 Ultra sjell përmirësime drastike në cilësinë e fotografive

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Nëntor 2022
Një informator ka realizojë disa foto me një telefon që besohet se është Galaxy S23 Ultra dhe ta krahasojë atë me imazhet e kapura me kamerat e Galaxy S22 Ultra dhe Pixel 7 Pro. Galaxy S23 Ultra sjell përmirësime drastike në cilësinë e fotografive

Gradualisht Galaxy S23 Ultra po shndërrohet në telefonin që duhet të keni në konsideratë vitin e ardhshëm. Në vend që të ri-shpikë “rrotën” Samsung është kthyer pas në kohë për të parë çfarë e ka bërë këtë telefon ky që është sot.

Galaxy S22 Ultra dhe S21 Ultra u kritikuan për shkak të përmirësime të vogla që sollën në harduerin e kamerës. Sensorët tek të dytë telefonët ishin 108-megapiksel dhe pavarësisht se ndryshimet në prapaskena ishin të prekshme, sensorët ishin po ato për dy gjenerata.

Me Galaxy S2 Ultra raportohet se kompania do të përdorë një sensor 200-megapiksel i cili ende nuk është prezantuar. Është spekuluar se me këtë sensorë Samsung do të prodhojë imazhe 50-megapiksel duke kombinuar pikselët.

Por përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin formatin e plotë 200-megapiksel ose 50-megapiksel RAW.

Një informator ka realizojë disa foto me një telefon që besohet se është Galaxy S23 Ultra dhe ta krahasojë atë me imazhet e kapura me kamerat e Galaxy S22 Ultra dhe Pixel 7 Pro.

Në foto është një kungull dhe imazhet e prodhuara nga Galaxy S23 Ultra ka ndjeshëm m shumë detaje dhe që diferenca mund të shihet qartazi.

Vlen të theksohet se Galaxy S23 Ultra mund të mos jetë plotësisht i optimizuar për shkak se kemi të bëjmë me një model eksperimental.

Spekulohet se seritë e reja Galaxy S23 do të debutojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CEO i Snapchat thotë se ambiciet e Facebook me metaverse janë hipotetike