Biznes

Galaxy S3 kalon iPhone 4S me shitje në ShBA

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Galaxy S3 kalon iPhone 4S me shitje në ShBA


iPhone 4S i Apple ka lenë vendin e vet si smartfoni më i shitur në tregjet e ShBA-së për herën e parë që kur doli në tetor të 2011, kjo sipas analistit të Canaccord Genuity T. Michael Walkey.

Rënia e kërkesave për 4S nuk do të thotë që Apple po e humbet lidhjen me konsumatorin, apo që pajisjet Android janë duke ecur para në garën e smartfonëve. Por, sipas një hulumtimi nga Gartner, konsumatorët po presin për daljen e iPhone 5.

Siç pritej, Apple dërgoi ftesa mediatike për datën 12 shtator, kur edhe pritet të prezantohet smartfoni i ri.

Walkey e plotëson raportin e vet duke u konsultuar me pika të ndryshme shitjeje, dhe me librat e biznesit të tyre për sa i përket smartfonëve. Raportet e tij tregojnë gjithashtu se Galaxy S III po bën një punë të mirë ndërmjet blerësve të smartfonëve.

Në të njëjtën kohë Nokia, HTC dhe Research In Motion po vazhdojnë të kenë vështirësi.

Nokia pritet të organizoj një ngjarje ku do të prezantojë Lumia 820 dhe 920 që kanë sistem operativ Windows 8.

Smartfonët e bazuar në BlackBeryy 10 të RIM nuk priten deri në çerekun e parë të 2013.

Gjithsesi pritet të dalin 6 pajisje të reja BlackBerry, ku dy prej tyre do të kenë teknologji të kohës së fundit gati për të konkurruar me pajisje të tjera të kësaj kategorie. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Analistët ulin pritshmëritë për shitjet e iPhone XS Max për shkak të kërkesës së dobët

Lajmet e fundit>