Harduer

Galaxy S6 dhe S6 Edge po marrin përditësimin Android Lollipop

Publikuar , 15 Qershor 2015
0
Galaxy S6 dhe S6 Edge po marrin përditësimin Android Lollipop

gsmarena_002Pritja ka marrë fund për pronarët e Galaxy S6 dhe S6 Edge. Kjo dyshe smartfonësh aktualisht po merr përditësimin Android 5.1.1.

Ndërtimi më i fundit i këtij sistemi operativ ka qenë i disponueshëm për ca kohë, por adoptimi nga prodhuesit ka qenë i ngadaltë. Ekzistojnë ca përjashtime si rasti i LG G Flex 2 dhe disa paisje Nexus.

Samsung është ndër të parët që po sjell versionin më të fundit të Android tek smartfonët e saj më të mire, dhe kjo nuk është pak nëse keni në mendje të gjitha modifikimet e TouchWiz.

Ky version sjell përmirësim të performances si dhe rregullime të gabimeve. Por ka edhe prej atyre ndryshimeve në ndërfaqen e kamerës. Sipas fjalëve që qarkullojnë në rallë për këtë përditësim është Galaxy Note 4. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Tags >

Galaxy S6
Lajmet e fundit>