Harduer

Galaxy S8 Active shfaqet në foto live me bateri 4,000 mAh

Publikuar , 24 Korrik 2017
0
Pajisja është e ngjashme me Galaxy S8 dhe S8 Plus, por i mungojnë skajet e lakuara. Megjithatë ruanë raportin 18.5:9 të ekranit. Galaxy S8 Active shfaqet në foto live me bateri 4,000 mAh

Prej disa javësh është përfolur për një rifreskim të linjës Galaxy S Active me një pajisje të re e cila do ti bashkohet flagshipëve Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Tashmë disa foto të reja të telefonit u shfaqen në forumet e Android Central shoqëruar edhe nga një video e cila më pas u hoq.

Pajisja është e ngjashme me Galaxy S8 dhe S8 Plus, por i mungojnë skajet e lakuara. Megjithatë ruan raportin 18.5:9 të ekranit.

Krahasuar me modelin e kaluar, Galaxy S7 Active mbrohet nga një shtresë polikarboni. Versioni Active vjen me skaje më të trasha, mbase për mbrojtje më të mirë të ekranit dhe komponentëve të brendshëm.

Korniza anësore është metalike. Sipas publikuesit të fotove S8 Active ka bateri 4,000 mAh, 500 mAh më shumë sesa S8 Plus dhe 1,000 mAh më shumë sesa S8. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gen-D, një platformë që do të përshpejtojë reformat në fushën e edukimit digjital në të gjithë rajonin

Lajmet e fundit>