Lajmet

Galaxy S9 dhe Note 9 marrin Android 10 që nga java e ardhshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Nëntor 2019
0
Kontrollet dhe opsionet e reja që sjell Android 10 do të rifreskojnë eksperiencën e telefonëve të cilët kanë mëse 12 muaj që janë në treg dhe mbeten smartfonë fantastikë. Galaxy S9 dhe Note 9 marrin Android 10 që nga java e ardhshme

Android 10 beta ka debutuar për Galaxy S10 dhe Note 10 por pritet që së shpejti të ofrohet edhe për Galaxy S9 dhe Note 9.

Sipas burimeve të SamMobile, versioni beta i Android 10 për Galaxy S9 dhe Note 9 mund të vijë që nga java e ardhshme.

Kontrollet dhe opsionet e reja që sjell Android 10 do të rifreskojnë eksperiencën e telefonëve të cilët kanë mëse 12 muaj që janë në treg dhe mbeten smartfonë fantastikë.

One UI 2.0 merr shumë veçori bazë të Android 10 dhe shton “prekjen” e Samsung për ta perfeksionuar më tutje eksperiencën e një prej ndërfaqeve më të mira Android në një smartfon.

Përdoruesit e kanë pritur që ky përditësim të vijë në muajt në vijim dhe jo kaq shpejt nisur nga eksperienca e viteve të kaluara me seritë S. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një qytet në Florida detyrohet tu paguajë hakerëve 600,000 dollarë në bitcoin

Lajmet e fundit>