Harduer

Galaxy Watch 3 rikthen një detaj që i bëri orët inteligjente Samsung aq të preferuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Ora vjen me një lexues EKG dhe matës së presionit të gjakut. Ora del në shitje për 400 dollarë dhe 430 dollarë për modelet 41mm dhe 45mm respektivisht. Galaxy Watch 3 rikthen një detaj që i bëri orët inteligjente Samsung aq të preferuara

Korniza rrotulluese është parë si arma sekrete e Samsung në betejën e orëve inteligjente. E tillë është padyshim dhe një prej mënyrave më të lehta për të ndërvepruar me pajisjen.

As “kurora” e Apple Watch nuk i afrohet dot nivelit të kornizës rrotulluese të Samsung. Për këtë u pa një hap prapa nga Samsung kur vendosi heqë për modelet Active në këmbim të një kornize dixhitale.

Me modelin e ri të prezantuar sot Galaxy Watch 3, kompania risjell kornizën. Ora e re është 14% më e hollë dhe 15% më e lehtë sesa paraardhësi dhe vjen në versionet 41mm dhe 45mm me ekran 1.2-inç dhe 1.4-inç respektivisht.

Kompania premton dy ditë jetëgjatësi baterie me një karikim të vetëm. Në bord gjenden një numër i konsiderueshëm funksionesh për shëndetin që nga gjurmimi i oksigjenit në gjak, tek identifikimi i rrëzimit, gjurmimi i ushtrimeve deri në 40 copë dhe mund të përdoret edhe si trajner.

Ora vjen me një lexues EKG dhe matës së presionit të gjakut. Ora del në shitje për 400 dollarë dhe 430 dollarë për modelet 41mm dhe 45mm respektivisht. Secili prej tyre shitet edhe në variant 4G me çmime 450 dhe 480 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung ka shitur 1 milionë Galaxy Fold