Harduer

Galaxy Z Fold 4, Z Flip 4 dhe A52 morën versionin e fundit Android 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2022
Galaxy Z Fold 4, Galaxy Z Flip 4 dhe Galaxy A52 janë smartfonët që do të marrin përditësimin sot. Për përdoruesit e Galaxy A53, përditësimi është dërguar ditën e djeshme. Galaxy Z Fold 4, Z Flip 4 dhe A52 morën versionin e fundit Android 13

Nëse po kërkoni të blini një smartfon nga një prodhues i cili nuk neglizhon me përditësimet, askush sot nuk përballet dot me Samsung.

Normalisht Google është i pari që i dërgon por nuk duhet harruar se Android zhvillohet kjo kompani. Gjiganti Koreano-Jugor lançoi versionin më të fundit të Android 13/One UI 5.0 për tre smartfonë të rinj.

Galaxy Z Fold 4, Galaxy Z Flip 4 dhe Galaxy A52 janë smartfonët që do të marrin përditësimin sot. Për përdoruesit e Galaxy A53, përditësimi është dërguar ditën e djeshme.

Normalisht dërgimi i përditësimeve merr kohë nga monenti i nisjes së tyre. Për ata që nuk janë në dijeni, Samsung ka publikuar disa afate që tregon se kur mund të prisni një përditësim në smartfonin tuaj.

Sipas listës, Galaxy A52 duhej të ishte përditësuar në Dhjetor por sot jemi në mesin e Nëntorit. Android 13 debutoi fillimisht në modelet e rangut të lartë Galaxy S22 muajin e kaluar dhe ndryshime janë kryesisht në sfond duke mos ndikuar thuajse fare në eksperiencën e parë të përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 funksione të kamerës së Galaxy S22 që nuk i keni ditur