Harduer

Gara e kompanive Kineze për teknologjitë e karikimit, Oppo vendos rekord të ri

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shkurt 2022
Në Kongresin Mobil Botëror kompania simotër Realme madje zbuloi smartfonin GT Neo 3 i pari në botë me teknologjinë 150-vat SuperVOOC. Gara e kompanive Kineze për teknologjitë e karikimit, Oppo vendos rekord të ri

Herë pas here një prodhues smartfonësh shfaqet duke premtuar shpejtësi të larta karikimi. Kompania më e fundit që e bën këtë është Oppo dhe sot prezantoi SuperVOOC 150-vat, një hap i madh përpara krahasuar me 80-vat që përdor aktualisht në Find X5 Pro dhe OnePlus 10 Pro.

Konkretisht me këtë teknologji një smartfon me bateri prej 4,500 mAh mund të karikohet për vetëm 15 minuta. Do të mjaftonin 5 minuta për të karikuar 50% të baterisë.

Dhe nuk duhet të presim gjatë për të përfituar nga kjo teknologji. Oppo premtoi ta sjellë në smartfonin e ardhshëm flagship që debuton në tre mujorin e dytë të 2022.

Në Kongresin Mobil Botëror kompania simotër Realme madje zbuloi smartfonin GT Neo 3 i pari në botë me teknologjinë 150-vat SuperVOOC.

Deri më sot shpejtësia më e lartë e karikimit ka qenë ajo e smartfonëve Xiaomi dhe Vivo prej 120-vat dhe premtonin karikim të plotë për 17 deri në 20 minuta.

Sipas Oppo bateritë me këtë teknologji karikimi përballojnë deri në 800 cikle përpara se shëndeti i saj të bjerë në 80% të kapacitetit. Megjithatë me teknologjinë e re “Battery Health Engine” ose “BHE” jetëgjatësia mund rritet deri në 1,600 cikle karikimi.

Por Xiaomi ka filluar të demonstrojë teknologjinë e re 200-vat qëdo të karikonte baterinë 4,000 mAh për 8 minuta sipas kompaisë në fjalë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bllokohet sulmin kibernetik më i madh regjistruar ndonjëherë