Lajmet

Gara kibernetike XORCTF7E4, Komuniteti Virtual XOR hap regjistrimet

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Komuniteti virtual XOR është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin. Gara kibernetike XORCTF7E4, Komuniteti Virtual XOR hap regjistrimet

Me një botë e cila bëhet çdo ditë e më e varur tek teknologjia, ndërgjegjësimi rreth sigurisë kibernetike dhe rreziqeve që burojnë prej saj është bërë jetik jo vetëm për individët, por edhe bizneset e shoqërinë në tërësi.

Përballë kësaj sfide, ka lindur nevoja për profesionistë të fushës, ngjarje dhe aktivitete të cilat trajnojnë e ndërgjegjësojnë rreth sigurisë kibernetike, si dhe nxitja së këtyre resurseve për të vënë njohuritë e tyre në këtë fushë në shërbim të shoqërisë.

Mbi këtë mision fisnik është themeluar në Kosovë Komuniteti Virtual XOR nga një grup profesionistësh dhe ekspertësh të gatshëm që eksperiencat dhe përvojën e tyre ti vënë në shërbim komunitetit.

XOR është komunitet virtual i themeluar nga unë dhe me kalimin e kohës janë bashkangjitur shume anëtare te rinj të cilët kanë shprehur vullnet te kontribuojnë. Si komunitet  fokusin kryesor  e ka në sigurinë kibernetike (Cyber Security). Momentalisht XOR numëron rreth 20 anëtarë te cilët ne baza ditore japin kontribut te ndryshëm,” shprehet themeluesi Frost.

Puna e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe rritjen e sigurisë kibernetike është bërë e disponueshme për këdo dhe falas por ata kanë vendosur të shkojnë një hap më tutje.

Misioni dhe themeli baze i XOR është shpërndarja e dijes tek gjeneratat e reja si dhe vetëdijesimi dhe forcimi individëve gjithashtu industrisë Cybersecurity në tërësi në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës,” vijoi Ai.

1 Shkurt nga ora 10:00 deri në 18:00 në Cyber Space, Komuniteti Virtual XOR organizon garën e sigurisë kibernetike, XORCTF7E4 duke u dhënë të gjithë të pasionuarve mundësinë për tu testuar me veten por edhe ekspertë të tjerë të fushës.

Garat do të zhvillohen rreth pesë kategorive me sfida nga më të thjeshtat tek ato më të avancuarat: boot2root, web, forensikë, steganografi, programim.

Capture the FLAG – #XORCTF7E4

A jeni gati?Regjistrohu në: https://ctf.xor.al

Gepostet von XOR am Dienstag, 14. Januar 2020

Si të bëhem pjesë e XORCTF7E4?

Të gjithë kanë mundësi ti bashkohen garës duke plotësuar formularin online të regjistrimit në uebsajtin e XOR https://ctf.xor.al/register

LEXO EDHE:  Hakerët Iranianë sulmojnë uebsajtet Amerikane

Gjatë procedurës së regjistrimit duhet të konfirmohet medoemos adresa e e-mail-it. Gara do të zgjasë për 8 orë me radhë pa ndërprerje dhe garuesit do të ndahen në ekipe me 2-10 anëtarë.

Gjatë garës çdo veprim i përshkruar mëposhtë do të çojë në skualifikim: kryerja e sulmeve DDoS, përdorimi i metodës Brute Force, shkëmbimi i flamujve, ato publikimi online dhe shkëmbimi jashtë i gjetjeve.

Përse duhet të bëhem pjesë e XORCTF7E4?

Për PCWorld.al Frost tha se “Eventi është i natyrës “Jeopardy-Style” ku ka për qellim testimin e kapaciteteve teknike te gjithë garuesve.  Ky event është i veçantë sepse është eventi i parë në Kosovë dhe Shqipëri i natyrës online, ku gara do të zhvillohet online jo sikur rasteve të tjera. Eventi është i organizuar vetëm për garuesit shqipfolës kryesisht Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ka disa arsye pse një ekspert i fushës zgjedh ti bashkohet sfidave CTF (Capture The Flag). Arsyeja e parë dhe më e rëndësishmja është fitimi i njohurive të reja dhe eksperiencës në sigurinë kibernetike duke aplikuar dhe testuar aftësi në kohë reale. E dyta do të njiheni me ekspertë të tjerë të fushës duke krijuar lidhje dhe kontakte. Së treti përmes sfidave CTF ju mund të përmirësoni CV-në tuaj.

Me mbështetjen e sponsorëve, XOR do të ofrojë shpërblime financiare simbolike për më të mirët si: 600 euro për vendin e parë, 300 euro për vendin e dytë dhe 100 euro për vendin e tretë.

Fitues do të shpallet ai ekip i cili mbledh më shumë pikë gjatë 8 orëve të garës dhe në rast se dy ekipe grumbullojnë të njëjtën sasi pikësh, fitues do të jetë ai që ka arritur i pari.

LEXO EDHE:  Kush është më i rëndësishëm, shpejtësia apo kapaciteti i RAM?

Shpërblimet e garës XORCTF7E4 nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e sponsorëve të saj si Wallencore, korporatë Kanadeze e cila ofron zgjidhje dhe shërbime inovative të sigurisë kibernetike, Kujtesa, operatorit të shërbimeve fikse në Kosovë dhe mbështetjen mediatike të PCWorld.al.

Frost shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë sponsorët të cilët kanë kontribuar në këtë event po ashtu “të gjithë ata djem dhe vajza që janë brenda komunitetit të cilët japin kontribut të pa ndërprerë.”

Kush është Komuniteti Virtual XOR?

Komuniteti virtual XOR është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin.

XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve. Disa prej produkteve të XOR janë: Sandbox për analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF.

Të gjitha këto produkte së bashku me analiza të ndryshme mund ti aksesoni online përmes faqes zyrtare XOR.al. /PCWorld Albanian