Harduer

Garmin dhe Asus planifikojnë të prodhojnë telefona të mençur

Publikuar , 18 Korrik 2009
0
Garmin dhe Asus planifikojnë të prodhojnë telefona të mençur

Ky bashkim i ri po shqyrton mundësinë e ofrimit të pajisjeve me sisteme operative të ndryshme, duke përfshirë Windows Mobile, Linux dhe Android. Këta telefona celularë do të jenë të specializuar në shërbimet e bazuara në vendndodhje, bëjnë të ditur ekzekutivët e dy kompanive.

Produkti i parë i krijuar në bashkëpunim, Nuvifone G60 (rifreskim i G60 të cilin Garmin ia kishte dhënë vitin e kaluar ta krijonte Asus), do të paraqitet në fillim të vitit 2009. Kjo aleancë ka paralajmëruar edhe një model tjetër, M20 në Mobile World Congress, në Barcelonë të Spanjës, gjatë mesit të shkurtit. Ai me siguri do të lançohet në vitin 2010.

Asustek do të ndalojë prodhimin e telefonave me markën e vet, ndërsa telefonat e ardhshëm do t’i prodhojë nën emrin Garmin-Asus.
Shërbimet e bazuara në vendndodhje do të përfshijnë harta, që do të paraqesin detaje të ndryshme të rëndësishme me vendndodhjen e përdoruesit, si për shembull gjendjen e trafikut dhe orarin e shfaqjes së filmave.

LEXO EDHE:  OnePlus konfirmon skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran për modelin 6T

Lajmet e fundit>