Analiza

Gartner, për herë të parë bien shitjet e telefonëve inteligjentë

Feb 23 2018
0 Shpërndarje
Gartner thotë se prodhuesi numër 1 është Samsung dhe pati një rënie të shitjeve me 3.6% krahasuar me një vit më parë ndërsa shitjet e Apple ranë edhe më shumë, me 5%. Gartner, për herë të parë bien shitjet e telefonëve inteligjentë

Shitjet globale të telefonave inteligjentë kanë shënuar për herë të prë rënie sipas firmës analitike Gartner e cila analizon tregun që nga 2004.

Sipas të dhënave të kësaj firme, në tre mujorin e katërt të 2017-ës janë shitur 408 milion telefonë inteligjentë, një rënie me 5.6% krahasuar me një vit më parë.

Gartner thotë se prodhuesi numër 1 është Samsung dhe pati një rënie të shitjeve me 3.6% krahasuar me një vit më parë ndërsa shitjet e Apple ranë edhe më shumë, me 5%.

Janë dy faktorë që kanë ndikuar në rënien e shitjeve: reduktimi i numrit të përdoruesve që kalojnë nga një telefon i thjeshtë në një telefon inteligjent për shkak se mungojnë smartfonë super të lirë dhe përdoruesit e smartfonëve ekzistues që po i mbajnë telefonat për një kohë më të gjatë.

Gjithashtu performanca e Apple iPhone në tre mujorin e katërt është mbajtur peng nga debutimi i vonë i iPhone X.

Për 2017-ën, Samsung zinte 20.9% të tregut ndjekur nga Apple me 14%.

Huawei dhe Xiaomi ishin dy prodhuesit e vetëm Kinez që patën rritje të shitjeve. Huawei vijon të ngelet në vendin e tretë me 9.8% të tregut.

Në tërësi, Gartner thotë se përgjatë 2017-ës janë shitur 1.5 miliardë telefonë një rritje me 2.7%.

Në frontin e sistemeve operative Google Android zë 86% të tregut ndjekur nga iOS me 14%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>