Biznes

Gartner: Shitjet e kompjuterëve vazhdojnë të pësojnë rënie

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Gartner: Shitjet e kompjuterëve vazhdojnë të pësojnë rënie

Firmat kërkimore kanë informuar vazhdimisht përdoruesit për rënien e shitjeve të kompjuterëve desktop dhe laptopëve si rezultat e përqendrimit të konsumatorëve në blerjen tabletëve dhe smartfonëve që kryejnë të gjitha funksionet e nevojshme për t’i kënaqur ata.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga firma kërkimore Gartner tregojnë se për tremujorin e tretë të këtij viti shitjet e kompjuterëve arritën deri në 80.3 milion njësi.

Po të krahasojmë me shitjet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar themi se ato kanë pësuar një rënie prej 8.6%. Lajmi bëhet akoma më shqetësues për prodhuesit e këtyre pajisjeve kur marrim parasysh se ky është tremujori i gjashtë që shitjet e kompjuterëve pësojnë rënie.

Mikako Kitagawa, analisti kryesor në Gartner është shprehur: “Këtë tremujor shitjet arritën nivelin e tyre më të ulët që prej viti 2008. Kalimi nga kompjuterët personalë tek tabletët për konsum të përditshëm ka ndikuar në reduktimin e përdorimit të kompjuterëve si në tregjet e maturuara po ashtu edhe në ato në zhvillim. Ndikim të fuqishëm në këtë kalim ka pasur edhe disponueshmëria e lartë e tabletëve ekonomikë Android”.

Në qoftë se përqendrohemi tek shitjet e kompjuterëve sipas prodhuesve të ndryshëm, nga të dhënat e mësipërme mësojmë se aktualisht Lenovo dhe HP janë kompanitë më të suksesshme. Krahasuar me vitin e kaluar të dyja këto kompani kanë shënuar rritje në shitje përkatësisht me 2.8% dhe 1.5 %. Po kështu edhe shitjet e Dell janë përmirësuar me 1%.

Acer dhe Asus nuk kanë performuar mirë këtë vit pasi shitjet e tyre janë reduktuar përkatësisht me 22.6% dhe 22.5%. (PCWorld Albanian)

desktop-computer-4

LEXO EDHE:  Teknologjia e njohjes së fytyrës në Android do bëhet po aq e avancuar sa Face ID

Tags >

pc
Lajmet e fundit>