Biznes

Gartner: Shitjet e PC-ve vazhdojnë të bien, rriten ato të tabletëve

Publikuar , 15 Janar 2013
0
Gartner: Shitjet e PC-ve vazhdojnë të bien, rriten ato të tabletëve

PCDërgesat e PC-ve nga prodhuesit deri tek shitësit mesa duket po shkojnë drejt rrugës së gabuar, duke pësuar rënie të vazhdueshme gjatë muajve të fundit.

Këto janë raportimet e fundit nga kompania Gartner, e cila mendon se po tashmë po e konsumojmë median më tepër në tabletët tanë sesa ashtu siç kemi bërë deri pak kohë më parë, nga kompjuterët.

Raporti analizon faktin se një kompjuter PC zakonisht nënkupton se është i përbashkët për të gjithë familjen, ndërkohë që duke pasur një tablet, të gjithë pjesëtarët e saj, kanë mundësi të jenë më në kontroll të gjërave të tyre personale si dhe të personalizojnë më tepër mjedisin e punës.

Analistët vlerësojnë se Windows 8 nuk po e ndihmon rritjen e shitjeve të PC-ve

Rritjet e përdorimit të tabletëve po vijnë veçanërisht edhe nga pajisjet me çmim jo të lartë, siç është Google Nexus 7.

Gjatë festave të fundvitit, dhuratat e parapëlqyera ishin pajisjet mobile dhe jo PC-të. Nga ana tjetër, analistët vlerësojnë se Windows 8 nuk po e ndihmon rritjen e shitjeve të PC-ve.

Të vetmet kompani, të cilat mund të “festojnë” rritjet gjatë periudhës së tremujorit të fundit të 2012-s, janë Lenovo dhe Asus, të cilat patën përkatësisht 8.2 dhe 6.4 për qind rritje, duke ashpërsuar në këtë mënyrë konkurrencën me gjigandët e HP apo Dell. (PCWorld Albanian)

gartner

LEXO EDHE:  Sa kushtojnë iPhone e rinj në 15 vende të ndryshme?

Lajmet e fundit>