Analiza

Gartner: Shpenzimet e IT-së do të arrijnë në 3.8 trilion $ në vitin 2014

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Gartner: Shpenzimet e IT-së do të arrijnë në 3.8 trilion $ në vitin 2014

Firma kërkimore Gartner ka parashikuar se vitin e ardhshëm shpenzimet globale në sektorin e IT-së do të arrijnë shifrën 3.8 trilion $ që do të thotë se kemi një rritje me 4% krahasuar me vitin 2013.

Një prej faktorëve kryesorë të kësaj rrijteje do të jetë dhe i ashtuquajturi “Interneti i Objekteve”.

Në rast se nuk jeni familjarizuar ende me këtë koncept, bëhet fjalë për lidhjen e pothuajse të çdo objekti ose pajisjeje në shtëpi nëpërmjet internetit duke përfshirë këtu kondicionerin apo derën e garazhit.

Sipas Gartner në qoftë se tani janë vetëm 2.5 miliard pajisje të lidhura në Internet, pjesa më e madhe e të cilave janë kompjuterë, në vitin 2020 ky numër do të shkojë në 30 miliard dhe të gjitha këto pajisje do të kenë adresa të veçanta IP.

Në vitin 2020 kompanitë dhe qeveritë do mund të derivojnë një vlerë ekonomike prej 1.9 trilion $ nga teknologjia e “Internetit të Objekteve” qoftë në sektorin e shëndetësisë, tregtisë apo transportit.

Në qoftë se bëhen llogaritjet sipas parashikimit të Gartner do të arrihet në përfundimin se shpenzimi për një pajisje do të jetë rreth 63 $ që do të thotë se pas disa vitesh ato do të jenë shumë më ekonomike.

Peter Sondergaard, përgjegjës i kërkimeve në Gartner është shprehur: “Teknologjia kompjuterike do të jetë ekonomike dhe e padukshme.

Ne nuk do jemi në dijeni të pranisë së saj. Ajo do të gjendet në bizhuteritë dhe në rrobat tona. Brenda një jave do të lajmë më shumë kompjuterë sesa kemi përdorur gjatë gjithë jetës tonë deri tani”. (PCWorld Albanian)

billions and billions

LEXO EDHE:  500 milionë dollarë humbje për gjigandin e gërmimit të kriptomonedhave Bitmain

Tags >

it
Lajmet e fundit>