Analiza

Gartner: Shpenzimet globale në fushën e IT-së do të shënojnë rritje 3% gjatë 2014-ës

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Gartner: Shpenzimet globale në fushën e IT-së do të shënojnë rritje 3% gjatë 2014-ës

iStock_000019659759Small-Henrik5000-578-80Sipas parashikimit më të fundit të analistëve të Gartner, shpenzimet totale në fushën e IT-së do të shënojnë një rritje prej 3%. Ekonomia globale ka shfaqur shenjat e para të rimëkëmbjes dhe mesa duket teknologjia po ecën me të njëjtin hap duke qenë se është llogaritur të shpenzohet një total prej 3.8 triilion dollarësh.

Po kështu edhe tregu i pajisjeve do të shënojë një rritje prej 4.4%. Sipas Gartner, një prej shkaqeve të kësaj rritjeje do të jetë blerja e një numri të madh pajisjesh nga konsumatorët, vetëm se gjatë këtij viti do të preferohen më tepër pajisjet me çmim mesatar dhe jo ato të kushtueshme.

Shpenzimet për qendrat e të dhënave parashikohen të rriten me 2.3% duke arritur në 143 miliard $. Teknologjia cloud dhe ajo mobile konsiderohen si më të rëndësishmet duke qenë se virtualizimi dhe adoptimi i cloud “janë shumë tërheqëse në treg”.

Ndërmarrjet do të përbëjnë sektorin me rritjen më të shpejtë që do të arrijë deri në 6.9%. Po kështu edhe konvergjenca e informacionit, mediave sociale, teknologjisë mobile dhe asaj në cloud do të vazhdojë të ketë sukses. Gjatë vitit 2014 pritet që shpenzimet për sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave të tejkalojë shpenzimet për sistemet operative.

Sipas Richard Gordon, zv.President i Gartner, bizneset po rimëkëmben dhe do të shpenzojnë gjithnjë e më tepër në IT për të suportuar rritjen e tyre. Shërbimet IT do të shënojnë një rritje prej 4.6% dhe ka shumë mundësi që blerësit të kalojnë shpenzimet e tyre nga konsultimi në implementim. Përsa i përket shërbimeve të telekomit, për vitin 2014 është parashikuar një rritje prej 1.3%. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nvidia RTX 2060 bëhet karta grafike më e lirë e kompanisë

Tags >

it
Lajmet e fundit>