Biznes

Gartner: Ulen dërgesat për shitje të PC-ve, rriten me 53 % për tabletët

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Gartner: Ulen dërgesat për shitje të PC-ve, rriten me 53 % për tabletët

KeyboardTeksa njerëzit po u drejtohen më tepër tabletëve me çmime të ulta, desktopët dhe notebook-ët po pësojnë rënie të ndjeshme në shitje.

Në fakt, ky konstatim po ndodh prej muajsh e madje edhe vitesh në industrinë e teknologjisë.

Sipas analistëve të Gartner, dërgesat për shitje të tabletëve priten të rriten me 53.4% gjatë vitit 2013, ndërsa PC-të të ulen me 11.2% krahasuar me vitin e kaluar.

Në përgjithësi, gjendja e industrisë së teknologjisë rezulton e mirë. Gartner raporton se dergesave për shitje të PC-ve, tabletëve dhe smartfonëve do të rriten me 4.5% në vitin 2013 (parashikohen të dërgohen 2.32 miliardë pajisje), ndërsa ato me çmime të ulta gjenden në krye të listës.

Gartner vlerëson se madhësia mesatare e ekranit të tabletëve varion mes 8.3 – 9.5 inç, ndërsa 47% e 21 500 konsumatorëve të pyetur kishin një tablet me ekran 8 inç ose më pak.

PCs1Në tabelën e mësipërme tregohen shifrat e pajisjeve të dërguara për shitje (qindra mijë njësi) bazuar në segmentin e tregut për dy vitet e fundit dhe parashikimi për vitin e ardhshëm. Tregu i telefonëve do të vazhdojë të rritet, por konsumatorët do të tregohen më indiferentë ndaj smartfonëve me çmim të lartë.

Kjo do të thotë se do të kemi një rritje të përdorimit të smartfonëve në tregjet e maturuara ku ato me Android parashikohen të jenë kryesoret. Në tabletën e mëposhtme tregohen pajisjet e dërguara për shitje (në qindra mijë) në bazë të sistemit operativ për dy vitet e fundit dhe parashikimi për vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Smartphones

LEXO EDHE:  Britani, lejohet përdorimi i teknologjisë 5G të Huawei

Lajmet e fundit>