Blog

Gates thotë se Windows Phone do të kishte fituar ndaj Android nëse Microsoft nuk do të hetohej nga autoritetet Amerikane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Nëntor 2019
0
Lëvizja e Microsoft nga Windows Mobile në Windows Phone i hapi rrugë lulëzimit të Android. Atë kohë Microsoft kishte mundësinë e madhe për të dominuar botën mobile. Gates thotë se Windows Phone do të kishte fituar ndaj Android nëse Microsoft nuk do të hetohej nga autoritetet Amerikane

Bill Gates tha se të gjithë do të ishin duke përdorur Windows Mobile sot nëse Microsoft nuk do të ishte penguar nga një hetim i Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Nuk ka dyshim se hetimet e Departamentit të Drejtësisë ndaj Microsoft kanë qenë pengesa e madhe në vend që të fokusoheshim tek krijimi i një sistemi operativ që sot do të kishte vendin e Android,” tha Gates.

“Sikur të mos kishte qenë për atë hetim… ne ishim shumë pranë, por unë u shpërqendrova prej tij dhe si rezultat bëra shumë gabime.”

Lëvizja e Microsoft nga Windows Mobile në Windows Phone i hapi rrugë lulëzimit të Android. Atë kohë Microsoft kishte mundësinë e madhe për të dominuar botën mobile.

Gates gjithashtu zbuloi se kishte humbur shansin për të lançuar Windows Mobile në një pajisje kyçe të Motorola. “Ne ishim tre muaj me vonesë,” tha Gates.

Nuk dihet se për cilën pajisje Motorola Gates flet por 10 vite më parë kompania prezantoi një model Droid me Android dhe rezultoi një hit i madh.

Edhe në të kaluarën Gates ka thënë se gabimi i tij më i madh ka qenë humbja përballë Android. Kjo humbje i ka kushtuar kompanisë 400 miliardë dollarë.

Google bleu Android në 2005 për 50 milionë dollarë dhe Windows Mobile ishte lider i tregut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton një telefon me ekran që paloset

Lajmet e fundit>