Harduer

Gatway me laptop të rinj të serisë EC

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Gatway me laptop të rinj të serisë EC

Pra duke përcjellë hapat e secilit prodhues tjetër në planet, Gatway gjithashtu është duke paralajmëruar laptop të rinj që do të funksionojnë mbi sistemin operativ Windows 7.

I pari që nisë këtë garë është 11.6 inçëëshi EC14, që ka një çmim prej 550 dollarë dhe përmban një procesor 1.3 GHz Dual Core SU1400, ekran me ndriçim LED dhe rezolucion 1.366 x 768 piksela, grafikë nga Intel GMA 4500MHD, 4GB RAM DDR2, një ueb kamerë të integruar dhe lexues të kartelave të ndryshme, HDD 320 GB, WiFi, gigabit ethernet, tri porte USB 2.0, dalje HDMI, trackpad që përkrahë prekje me shumë gishta dhe një bateri të shkëlqyer që sjell prej gjashtë deri në tetë orë pune.

EC58 dhe EC54 janë modelet tjera me madhësi 15.6 inç, ku modeli bazë do të fillojë me një çmim prej 650 dollarë dhe do të veçohet me shumicën e specifikave të njëjta sikurse modeli i lartpërmendur por do të ofrojë më shumë mundësi për zgjidhje të specifikave sipas dëshirës.

Natyrisht, kjo bandë do të paraqitet në treg me 22 tetor.

LEXO EDHE:  Kufjet Surface të Microsoft dalin në shitje më 19 Nëntor

Lajmet e fundit>