Softuer

Gears of War 3, 3 milion kopje të shitura në javën e parë

Publikuar , 02 Tetor 2011
0
Gears of War 3, 3 milion kopje të shitura në javën e parë

Dizajneri i Gears of War, Cliff Blezinski tha gjatë verës së shpresat janë të mëdha se loja do të shes mbi 6 milion njësi gjatë shfaqjes së saj në treg. E vetëm gjatë javës së parë të lansimit, loja arriti të kompletojë gjysmën e këtij caku.

Microsoft ka thënë gjatë ditës së sotme se titulli ekskluziv për Xbox 360 ka shitur më shumë se 3 milion njësi qysh prej lansimit mbarë botëror me20 shtator. Microsoft gjithashtu ka folur me krenari edhe për shitjet e Gears of War si tërësi, duke shpalosur se e tërë linja ka arritur të gjenerojë më shumë se 1 miliard dollarë në shitje.

Shitjet e fuqishme të Gears of War  3 arrijnë si një befasi e vogël. Në maj, Epic Games tha se 1.29 milion gejmer në 145 shtete kanë provuar betan e lojës, që ka qenë funksionale prej 18 prillit deri me 15 maj. Në të njëjtën kohë, Microsoft ka konfirmuar se Gears of War  ka arritur në 1 milion para-porosi më shpejtë sesa cilido tituj i mëparshëm ekskluziv për Xbox 360, duke tejkaluar kështu tituj si Halo Reach e Halo .

Gears of War 3 është e paraparë të zgjerohet në nëntor me disa pako të reja argëtuese, ndërsa si pjesë e parë fillon në qytetin e fundit të banuar me njerëz, ku heroi Marcus Fenix tenton të mbroj njerëzit e fundit që kanë mbetur nga grupi i Locust dhe nga mutantë e rinj e më vdekjeprurës Lambent. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Lajmet e fundit>