Harduer

GeForce GTX 460 mund të kushtojë 199 dollarë

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
GeForce GTX 460 mund të kushtojë 199 dollarë

Shkurtimi i çmimit do të duhej të arrij me një version që ka 768 MB RAM, gjersa një version me 1GB RAM do të duhej të kushtojë 229 dollarë, kanë bërë të ditur burimet. Më parë karetlat është pritur të paraqiten në shitje me një çmim prej 230 dollarë, gjegjësisht 250 dollarë.

Kartela besohet se do të lansohet në treg me 12 korrik, megjithëse as kjo nuk është diçka zyrtare e konfirmuar.

768MB GTX 460 do të duhej të ketë performancë më të mirë sesa konkurrenti i tij i parë, 230 dollarëshi ATI Radeon HD 5830, edhe pse ka 1GB RAM. 1GB GTX 360, sipas të gjitha gjasave do të quhet GeForce GTX 465, dhe mund të kushtojë ngjashëm por do të jetë shumë më i aftë sesa oferta e ATI-së, megjithëse testimet e hershme kanë treguar diçka më ndryshe.

Nëse thashethemet dalin të vërteta, GTX 460 do të duhej të jetë kartela e parë grafike e aftë për DirectX11 që ka një çmim nën 200 dollarë.

LEXO EDHE:  Mbi 21,000 router Linksys kanë ekspozuar përdoruesit

Lajmet e fundit>