Harduer

Gëlltiti kufjet Apple AirPods, ende funksiononin edhe në stomakun e tij

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Maj 2019
0
Ajo që mund tu duket e pamundur i ka ndodhur një burri në Tajvan i quajtur Ben Hsu sipas media Britanik Daily Mail. Gëlltiti kufjet Apple AirPods, ende funksiononin edhe në stomakun e tij

Çfarë është normale? Tju zërë gjumi me kufjet AirPods në vesh. Çfarë nuk është normale? Të gëlltisni kufjet ndërsa jeni në gjumë.

Ajo që mund tu duket e pamundur i ka ndodhur një burri në Tajvan i quajtur Ben Hsu sipas media Britanik Daily Mail.

Sipas raporti Hsu u zgjua nga gjumi dhe nuk gjente dot njërën prej kufjeve wireless. Pasi kërkoi kudo nëpër shtratin e tij, ai vendosi të përdorte opsionin “Play Sound” për ti lokalizuar.

Ai u shokua kur dëgjoi kufjen AirPod që mungonte të tingëllonte nga stomaku i tij. Në një mënyrë apo tjetër, një prej kufjeve mësohet të ketë rënë në gojën e tij dhe ta ketë gëlltitur gjatë gjumit.

Çuditërisht kufjet funksiononin ende edhe në acidin e stomakut të tij. Ai shkoi menjëherë në spital duke u kërkuar doktorëve tja nxirrnin nga stomaku.

Në fund ja arritur dhe shikoi se ato kishin edhe 41% jetëgjatësi baterie. Kur Tim Cook i quajti kufjet një “fenomen kulturor,” nuk e besojmë që mund ti ketë shkuar një situatë e tillë në mendje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shefi i inteligjencës artificiale pranë Facebook na mëson tre gjëra rreth të ardhmes së IA

Lajmet e fundit>