Harduer

Genius prezanton tastierën e re për lojëra online MMO

Publikuar , 11 Gusht 2012
0
Genius prezanton tastierën e re për lojëra online MMO

Kompania Genius prezantoi një tastierë profesionale me qëllim që të përdoret për lojërat online MMO dhe ato me strategji në kohë reale RTS.

Kjo vërtetë është një shpikje goxha e madhe, duke parë që edhe numri i personave që luajnë lojërat MMO dhe RTS po shtohen dita ditës, dhe është shtesa me e fundit e serisë së GX Gaming Series.

Tastiera është e disponueshme në SHBA, Kanada, dhe u ofron lojtarëve 6 çelësa të programuar, 3 profile lojërash, aftësinë për të caktuar deri në 18 macro dhe një ndërfaqe (UI) për t’i menaxhuar të gjitha këto.

Ndërsa jeni duke luftuar apo jeni duke u ndeshur në PvP (një kundër një), nuk keni pse të shqetësoheni për butonin e Windows kur ju e shtypni e cila mund të ndërpresë lojën, nëqoftëse e shtypni pa dashje, pasi ajo është e deaktivizuar gjatë lojës.

Tastiera ka një çmim prej 50 dollarësh dhe është një nga tastierat për lojëra më të lira për momentin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Chrome do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>