Lajmet

Gennady Korotkevich nga Bjellorusia është fituesi i garës së programimit të Google “Code Jam”

Publikuar , 18 Gusht 2014
0
Gennady Korotkevich nga Bjellorusia është fituesi i garës së programimit të Google “Code Jam”

“Code Jam” është një konkurs programimi, i cili organizohet çdo vit nga Google. Në këtë konkurs marrin pjesë programues nga e gjithë bota duke përfshirëgoogle.code_.jam_ kryesisht vendet si SHBA, Kina, Japonia, Ukraina, Polonia, Rusia, Koreja, Republika Çeke, Bullgaria, Brazili dhe Bjellorusia.

Fituesi i konkursit të këtij viti ishte një djalë 18 vjeçar nga Bjellorusia. Kjo ishte hera e parë për të që konkurronte në një konkurs të tillë. në këtë konkurs morën pjesë 20 000 konkurrues, ku 25 prej tyre dolën në finale. Vendi i parë i takoi 18 vjeçarit nga Bjellorusia me emrin Gennady Korotkevich. Ai u shpërblye me një shumë prej 15,000 dollarësh. Vendin e dytë e zuri programuesi nga Rusia Evgenii Kapun, ndërsa vendin e 3-të e zuri Kina me programuesin Yuzhou Gu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Xbox Live për lojërat Android dhe iOS

Tags >

Google
Lajmet e fundit>