Biznes

Gërmimi i Bitcoin nuk është më ai biznesi fitimprurës që njihnim

Publikuar , 04 Shkurt 2019
0
Rënia e vlerës së bitcoin nga 6,500 në 4,000 dollarë ka shtyrë gërmuesit e monedhave kriptografike drejt rezultateve negative financiare Gërmimi i Bitcoin nuk është më ai biznesi fitimprurës që njihnim

Kostoja mesatare e prodhimit të një bitcoin në mbarë botën ishte 4,060 dollarë në tre mujorin e katërt të vitit sipas analistëve të JP Morgan Chase.

Aktualisht bitcoin sillet rreth 3,600 dollarëve dhe nuk është më ai biznesi fitimprurës për gërmuesit e monedhave kriptografike.

Megjithatë ashtu siç ka humbës, ka edhe fitues. Konkretisht gërmuesit “low-cost” në Kinë prodhimi i një bitcoin për ta kushton 2,400 dollarë.

Kjo për arsye se ato kanë marrëveshje me gjeneruesit e elektricitetit si shkrirësit e aluminit të cilët duan të shesë sasinë e energjisë së tepërt.

Elektriciteti është kostoja më e madhe për gërmuesit e kriptomonedhave të cilët mbajnë në funksion konfigurime masive kompjuterësh për të përpunuar blloqet e bitcoin.

Rënia e vlerës nga 6,500 në 4,000 dollarë ka shtyrë gërmuesit e monedhave kriptografike drejt rezultateve negative financiare në çdo rajon me përjashtim në Kinë thonë analistët.

Si rezultat nëse kostoja e bitcoin qëndron siç është apo bie më tutje, gërmuesit me kosto të larta do të detyrohen të tërhiqen nga tregu.

Nëse gërmuesit në vende me kosto të lartë elektriciteti largohen nga tregu dhe mbeten vetëm ato Kinezë, atëherë kostoja për gërmimit monedhës do të bjerë në 1,260 dollarë për bitcoin thanë analistët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çdo gjë që duhet të dini rreth përditësimit Constandinople të Ethereum

Lajmet e fundit>