Biznes

Gërmimi i Bitcoin rikthehet në Kinë

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2022
Një hulumtim i ri nga zbulon se aktiviteti gërmues i bitcoin në Kinë ishte 22% e rrjetit të përgjithshëm të bitcoin në Shtator të 2021. Gërmimi i Bitcoin rikthehet në Kinë

Gërmuesit e bitcoin nuk kanë hequr dorë nga Kina të paktën në praktikë. Dikur Kina ishe qendra botërore e gërmimit të kriptomonedhave prej kur gjenerohej 65 deri në 75% të fuqisë gërmuese në rrjetin e bitcoin.

Në Korrik dhe Gusht të vitit të kaluar kapaciteti gërmues në vend ra drejt zeros sipas të dhënave të Universitetit të Kembrixhit pas autoritetet mbyllen të gjitha fabrikat.

Kina ndaloi me ligj gërmimin e kriptomonedhave duke shkaktuar një eksod drejt vendeve si SHBA-ja apo Kazakistani.

Një hulumtim i ri nga zbulon se aktiviteti gërmues i bitcoin në Kinë ishte 22% e rrjetit të përgjithshëm të bitcoin në Shtator të 2021.

Një shifër e cila tregon se Kina përsëri është një lojtar global në gërmimin në bitcoin pas SHBA-ve.

Një prej arsyeve pse Kina ndaloi gërmimin ishte energjia e lartë që konsumonte rrjeti bitcoin i cili njihet si rrjet “proof of work”. Shpeshherë ky rrjet konsumonte energji sa vende si Suedia dhe Norvegjia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Martin Shkreli: Shoh potencial të madh në blockchain, po punoj në një softuer