Lajmet

Gërmuesit e kriptomonedhave shkaktojnë blackout energjitik në Kazakistan

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2021
Gjithashtu do të jenë të parët të cilëve ju ndërpritet energjia nëse sistemi elektrik vihet përsëri përballë situatave të ngjashme. Gërmuesit e kriptomonedhave shkaktojnë blackout energjitik në Kazakistan

Gërmimi i kriptomonedhave konsumon sasi shumë të larta energjie dhe është një prej shkaktarëve kryesorë të një krize që ka nisur në Kazakistan.

Financial Times raportoi dhe operatori i energjisë elektrike në vend do të kufizojë elektricitetin për 50 kompani të gërmimit të kriptomonedhave pasi kërkesa e tyre për energji shkaktoi një ndërprerje në Tetor dhe detyroi fikjen e tre termocentraleve.

Gjithashtu do të jenë të parët të cilëve ju ndërpritet energjia nëse sistemi elektrik vihet përsëri përballë situatave të ngjashme.

Lufta e Kinës kundër kriptomonedhave është pjesërisht shkaktar i problemeve që Kazakistanit. Elektriciteti nuk është i kushtueshëm në Kazakistan çka e ka bërë vendi si parajsën e gërmuesve të cilët synojnë të fitojnë më shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin nuk ka të ardhme si sistem pagesash