Lajmet

Gëzuar 21-vjetorin, Linux

Publikuar , 28 Gusht 2012
0
Gëzuar 21-vjetorin, Linux

Të dielën në datën 25 gusht, Linux kishte përvjetorin e tij, plot 21 vite në tregun e sistemeve operative.

Sigurisht, vitin e kaluar kishte më tepër bujë dhe festa meqenëse ishte 20-vjetori, por për kulturën amerikane, 21-vjetori është edhe më i rëndësishëm. Kështu që, bëni gati një gotë për të uruar pinguinin.

Me kryesimin në ueb, cloud dhe sektorin mobil, Linux ka bërë në fakt një rrugë të gjatë që prej ditëve të para të 1991-it. Le t’i hedhim një sy ecurisë së tij.

Linus Torvalds deklaroi përmes një postimi në 25 gusht 1991 se ishte gati të publikonte një sistem të hapur pa pagesë (free open source), të cilin e kishte zhvilluar thjesht për hobi që në prill të atij viti. Ky do të ishte fillimi i lançimit të Linux kernel (0.01) në 17 shtator dhe Linux kernel (0.02) në 5 tetor.

Që në nëntor të atij viti, Manchester Computer Centre (MCC) e bëri të disponueshëm Linux kernel në faqen e tyre FTP. Në shkurt 1992, Owen Le Blanc nga MCC publikoi versionin e parë Linux të instalueshëm – MCC Interim Linux. Në maj, Texas A&M University lançuan TAMU. Po atë muaj, u lançua edhe Softlanding Linux System (SLS) i cili ishte i pari që ekzekutonte një mjedis GUI. Pra, në 12 muaj pati tre shpërndarje, madje edhe një reklamë. Në mes të 1994-s, u lançuan Slackware, Debian GNU/Linux, S.u.S.E, dhe Red Hat Linux.

Ku konsiston në të vërtetë suksesi i Linux-it? Shumë analistë besojnë se është bërthama e tij, Linux kernel. E koduar në mënyre perfekte dhe e plotësuar me softuerë që i mundësojnë bërthamës të operojë pothuajse në çdo platformë. Dhe si çdo softuer, është edhe merita dhe talenti i njerëzve që programojnë brenda Linux-it, inxhinierët dhe zhvilluesit.

LEXO EDHE:  Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

Linux është shumë më tepër se thjesht një softuer – ai është një komunitet. Një komunitet ku çdo përdorues mund të gjejë përgjigjje online për pyetjet e tij si dhe të ndajë me të tjerët aplikacionet e tij.

Gëzuar ditëlindjen, Linux! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>