Lajmet

Gigablast tani një makinë kërkimi me burim të hapur

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Gigablast tani një makinë kërkimi me burim të hapur

Ndërmarrja Gigablast, duke ofruar mundësi të kërkimit në ueb dhe shërbime për kërkim për ndërmarrjet përgjatë uebfaqes së vet në gigablast.com për mbi dhjetë vite, ka lajmëruar në fund të muajit korrik që ka hapur kodin burimor të makinës së vet të kërkimit nën strukturën e licencimit të Apache, në versionin 2.

Duke thënë që ka shërbyer për miliarda kërkime në një indeks prej më tepër se 12 miliardë uebfaqe që janë indeksuar plotësisht, Gigablast e ka vënë teknologjinë e vet pronësore në dispozicion për masat për përdorim dhe zhvillim të mëtejshëm.

Matt Wells, që është shef ekzekutiv i Gigablast, shpjegon: “Duket sikur tani është koha e duhur për t’iu dhënë ndërmarrjeve dhe komuniteteve të kërkimit në ueb një funksionim më të lartë dhe opsion më të fuqishëm se sa që është në dispozicion për momentin deri ku të shkojnë teknologjitë e kërkimit.

Sipas njohurisë sime, Gigablast është makina e vetme e kërkimit me burim të hapur që ka indeksuar mbi dhjetë miliardë dokumente, ose mbi një miliardë për atë çështje. Gigablast është për momentin duke drejtuar dy indekse nga qendrat e veta të të dhënave në Albuquerque, secili me mbi një miliardë faqe, me përpjekje të pakët ose fare administrative. Ju mund ta shihni vetë duke vizituar uebfaqen: gigablast.com.

Wells vazhdon, “Është po ashtu mbase njëra nga makinat më të thjeshta të kërkimit me burim të hapur, derisa nuk çalon me veçori. Me atë unë nënkuptoj që të gjithë skedarët e kodit burimor janë në C/C++ dhe mund të kompilohen në një kompakt të vetëm binar. Kjo e bën atë vërtet të thjesht për t’u punuar dhe arnuar vrima edhe pse ka mbi 500,000 rreshta kod.

LEXO EDHE:  Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian

Është synuar që të jetë si zëvendësim për disa nga sistemet e kërkimit që punojnë me arnim duke përfshirë Hadoop, Cassandra, MySQL, NoSQL, MongoDB, Lucene, Nutch, Solr, Zookeeper dhe Apache. Ju mund ta shkarkoni atë pa pagesë në github në https://www.github.com/gigablast/open-source-search-engine”. Wells thotë që ai është në dispozicion për konsultime në fushën e kërkimit në Gigablast ose projekte të tjera në [email protected] (PCWorld Albanian)

gigabits

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>