Harduer

Giorgio Armani shpalos celularë luksoz

Publikuar , 12 Tetor 2009
0
Giorgio Armani shpalos celularë luksoz

“Sot si kurrë më parë, veshja elegante është pjesë e jetës ditore të biznesit. Kur Samsung më ka pyetur për të dizajnuar një celular të ri të biznesit dhe stilit të jetës, unë kam vendosur të përdor estetikën e modës sime për krijimin e tij” tha Armani.

“Thjeshtë tentojë të krijojë një smartphone që nuk është vetëm një vegël elegante por edhe funksionale dhe e dobishme, e përkryer për menaxherët e ditëve të sotme. Rezultati është një smartphone i veçantë që përshtatet jashtëzakonisht mirë me çdo moment të ditës së punës apo private të secilit”

Celulari në fjalë, veçohet me një ekran 3.5 inç AMOLED të ndjeshëm në prekje, Microsoft Windows Mobile 6.5 dhe një tastierë hibride QWERTY. Pajisja gjithashtu ofron 7.2 Mbps HSDPA, çasje WiFi, Bluetooth, FM Radio, TV-Out, navigim GPS, kamerë 5 megapikselëshe dhe 8GB memorie të integruar (që mund të zgjerohet deri në 32GB).

Zëvendës presidenti i Samsung, JK Shin me entuziazëm ka shtuar se celulari i shpalosur është dëshmi ndaj përkushtimit të kompanisë në ofrimin e “teknologjisë më të fundit” tek konsumatorët, së bashku me dizajnin “ekskluziv” dhe modën më të fundit.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur një thesar tjetër nëpërmes bashkëpunimit me Giorgio Armani dhe Samsung Electornics” tha Shin. “Gjenerata më e fundit e celularëve kombinon më së miri eksperiencën e teknologjisë me një dizajn nga një prej dizjanerëve më të njohur në botë dhe në anën tjetër ofron funksionet e ofruara nga sistemi operativ Windows Mobile 6.5”.

LEXO EDHE:  Latitude 7400 është konkurrenti më i ri i MacBook

Lajmet e fundit>