Vëzhgim

Gist: Kemi thënë se sytë janë dritare e shpirtit.

Publikuar , 04 Tetor 2009
0
Gist: Kemi thënë se sytë janë dritare e shpirtit.

 U habita kur pashë se si Gist e zbuloi rëndësinë e korrespodencave të mia, por isha më pak i habitur me mënyrën se si shërbimi i përdorte informacionet. Shërbimi paraqet ndryshimin e statusit për njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Në fakt, kam pritur më shumë ndihmë për të filtruar të dhënat në inbox-in  tim. gist.com

TweetMixx: Sintetizim i Twitter

A ju duket Twitter vetëm një faqe ku freskohen profilet me disa linqe të kriptuara? TweetMixx ju ofron veglat që gjithë këto postime të kenë kuptim. Së pari, ky shërbim falas nga URL-të e shkurtuara që shoqëria juaj ka postuar krijon pamje të faqeve që kanë referuar – titullin kryesor dhe disa linja teksti –, duke ju lejuar të gjykoni vlerën e tyre. Tregojini TweetMixx temat për të cilat jeni të interesuar dhe ai do t’i monitorojë ato në Twitterverse. Dhe nëse dëshironi vetëm të shikoni se çfarë po ndodh, mund të shikoni artikujt që njerëzit janë duke shkëmbyer dhe trendet në më të reja në Twitter. tweetmixx.com

TwoFoods: Më pak kalori
Të gjithë e dimë se duhet të hamë karota, oriz integral dhe fasule, por aktualisht askush nuk dëshiron të hajë në këtë mënyrë, kështu që shpesh zgjedhjes sonë të ushqimit i paraprinë kjo pyetje: Cili nga këta dy ushqime është më pak i dëmshëm? TwoFoods.com ju shpëton! Vendosni dy opsione ushqimi dhe faqja do t’ju tregojë se cili ka më shumë kalori, yndyra, karbohidrate dhe proteina. Mund të vendosni emrat e ushqimeve bazike, si për shembull mollë ose kofshë pule (por në gjuhën angleze) apo emra të produkteve si BigMac ose Whopper. Brena pak sekondash do ta dini se cili nga këto ushqime do t’ju vrasë më shpejt. Ç’do të bëni nëse i keni këto informata dhe keni oreks? twofoods.com

LEXO EDHE:  Huawei P20 Pro: Apple dhe Samsung duhet të shqetësohen

Lajmet e fundit>