Lajmet

GIST Tech Connect, iniciativa për strategji të suksesshme marketingu për biznesin tuaj

Publikuar , 16 Prill 2014
0
GIST Tech Connect, iniciativa për strategji të suksesshme marketingu për biznesin tuaj

1010371_10152103611230838_1782664551998517918_nMarketingu është padyshim një prej mjeteve më të dobishme për promovimin e një biznesi të caktuar, megjithatë jo çdo plan marketingu siguron rezultatet e pritura. Por cila strategji mund të konsiderohet e duhura për të arritur tek klientët potencialë? Lidhur me këtë çështje iu vjen në ndihmë GIST Tech Connect, iniciativë që ka si synim të këshillojë bizneset e ndryshme për përdorimin me efktshmëri të marketingut dhe të strategjive të mediave sociale për zhvillim të mëtejshëm.

Për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative dhe për të mësuar sa më shumë nga ekspertët e medias dhe bizneseve, atëherë mund të merrni pjesë në video-konferencën që do të mbahet më datë 16 prill, në orën 14:00, tek Këndi Amerikan në Tiranë ose mund të klikoni në këtë link.

Mos e humbisni këtë bisedë në rast se deshironi të përdorni me mençuri mediat sociale dhe ato tradicionale për të tërhequr vëmendjen e klientëve, partnerëve dhe investitorëve të mundshëm ndaj biznesit tuaj. Mund të mësoni edhe më tepër rreth kësaj iniciative duke përdorur në Twitter hashtag-un #GISTTechConnect ose duke ndjekur @GISTinitiative. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Flota Amerikane "kërkon" 350 miliardë postime në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>