Lajmet

Gjatë kësaj fundjave do të mbahet eventi Wikipedia Weekend në Tiranë

Publikuar , 29 Tetor 2014
0
Gjatë kësaj fundjave do të mbahet eventi Wikipedia Weekend në Tiranë

PGjatë fundjavës së parë të nëntorit, Open Labs Albania do ta mbajë një eventpër enciklopedinë më të madhe dhe të lirë online, Wikipedia. Open Labs Albania, organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim promovimin e teknologjive dhe kulturës open-source, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë, do të mbajë aktivitetin Wikipedia Weekend, apo në shqip Fundjava e Wikipedia-s, që është synuar të jetë mundësi për ta mbushur enciklopedinë Wikipedia me më tepër artikuj në shqip, duke i afruar vullnetarët që e bëjnë këtë punë në kohën e tyre të lirë, për të rritur bashkëpunimin dhe përmirësimin e cilësisë së artikujve online, si dhe për ta rritur numrin e anëtarëve të këtij komuniteti.

Në mesin e ligjëruesve janë Besfort Guri nga Kosova, Redon Skikuli dhe Enkeleda Ibrahimi nga Shqipëria, si dhe Sanja Pavlovic dhe Arandjel Bojanovic nga Serbia. Për të kuptuar më tepër në lidhje me këtë ngjarje, vizitoni këtë faqe. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google do të përkthejë artikujt e Wikipedia në Anglisht

Lajmet e fundit>