Lajmet

Gjatë të premtes, 21,000 domeine u larguan nga Go Daddy

Publikuar , 25 Dhjetor 2011
0
Gjatë të premtes, 21,000 domeine u larguan nga Go Daddy

Gjatë ditës së premte, Go Daddy ndryshoi kursin e vet dhe e largoi mbështetjen për legjislacionin kundërthënës. “Go Daddy do ta mbështesë atë kur dhe nëse komuniteti i internetit e mbështet atë,” tha CEO i Go Daddy, Warren Adelman, gjatë një deklarate.

SOPA, e paraqitur në Kongres gjatë vjeshtës së këtij viti, do ta lehtësonte mbylljen e uebfaqeve nga Departamenti i Drejtësisë për shkak të ndonjë dyshimi për lidhet me piraterinë.

Derisa 21,054 domeine u larguan nga Go Daddy gjatë të premtes nga Domaincontrol.com – që udhëhiqet nga Go Daddy – sipas, vëzhguesit të domeineve, DailyChanges.com, është e drejtë të thuhet që 20,034 faqe u bartën gjatë të njëjtës ditë.

Sipas faqes TheNextWeb.com, largimet nga ky regjistrues i domeineve janë  ndërtuar gjatë javës, me 8,800 faqe të raportuara gjatë të hënës dhe 14,500 faqe gjatë mërkurës.

Go Daddy në fillim nuk reagoi për t’iu përgjigjur kërkesës së CNET për koment./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Gazetaret femra në Ballkan përballen me abuzime online

Lajmet e fundit>