Ja se si

Gjëja e vetme qe nuk duhet të bëni kurrë me kompjuterin kur jeni në udhëtim

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Gjëja e vetme qe nuk duhet të bëni kurrë me kompjuterin kur jeni në udhëtim

Shpesh apo rrallë, të gjithëve nga ndodh të udhëtojmë një ditë. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve marrim edhe laptopin me vete. Por kujdes! Një gabim i vogël mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Ja se si ndodh (disa raste): filmi që kishit marrë me vete nuk duket mirë në fullscreen, kështu që ju vendosni të përditësoni driver-in video të laptopit tuaj.

Ose nëse nuk lidheni dot me rrjetin Wi-Fi, instaloni Wi-Fi drivers të reja. Ose Windows-i ju kërkon të instaloni ndonjë përditësim.

Por imagjinoni se çfarë ndodh? Në vend që gjërat të përmirësohen, laptopi bëhet rrëmujë dhe ekrani shfaq gjëra të çuditshme. Wi-Fi nuk ju punon fare.

Akoma dhe më keq, Windows-i nuk hapet fare sepse ka ndodhur një defekt gjatë instalimit.

Me pak fjalë, dikur në udhëtim, për ndonjë arsye të caktuar, mund të mendoni se është ide e mirë të instaloni disa përditësime softuerësh dhe atëherë do të hyjë në lojë Ligji i Murphy-t, që jo vetëm do t’ju bëjë rrëmujë kompjuterin por edhe do t’ju shkatërrojë nga nervat.

Pra, ideja e gjithë këtij artikulli është të mos instaloni asnjëherë driver-a apo përditësime softuerësh kur jeni në udhëtim. Mund të duket e dobishme dhe e parrezikshme, por më mirë rezistojini tundimit.

Nëse kompjuteri po ju punon, atëherë pse ta sfidoni fatin? Prisni derisa të riktheheni në shtëpi dhe keni të gjitha mjetet dhe kohën e nevojshme për të marrë masat e duhura për çdo problem që mund të shfaqet. Rick Broida, editori i PCWorld që shkroi këtë artikull, e mbyll atë me në mënyrë gazmore: “Po, për momentin jam në udhëtim. Dhe po, e kam laptopin me vete. Po pse pyesni?” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kina hedh hapin e madh, licencon 5G për katër operatorët vendas

laptop

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>