Analiza

Gjendja para dhe pas lëshimit të shfletuesit Firefox 4

Publikuar , 27 Mars 2011
0
Gjendja para dhe pas lëshimit të shfletuesit Firefox 4

Këto raporte ishin të gabuara. U tregua që Firefox 4 ishte shkarkuar 7.1 milionë herë në ditën e vet të parë. Në fakt. në 48 orët e para të lëshimit, Mozilla arriti që të merrte 15.85 milionë shkarkime.

Në blogun e Mozilla-s, skuadra vendosi një statistikë të hollësishme për veprimtarinë që kishte ngjarë gjatë 48 orëve të para. Shkarkimet arritën në 10,200 për minutë dhe mesatarisht 91.7 shkarkime për sekond. 27 shkarkimet e arritura për sekond të shfletuesit Internet Explorer 9 tregojnë që ka mbetur mjaft prapa.

Skuadra në Pingdom vendosi statistikat e veta për Firefox, këtë herë duke treguar kryesimin e Firefox 4. Statistika tregon hollësitë që kanë të bëjnë me vijën kohore nëpër të cilën ka kaluar shfletuesi, shpërndarjen e tij në treg dhe statistikat e përdorimit të këtij shfletuesi.

Firefox ka më shumë se 400 milionë përdorues në mbarë botën dhe është shkarkuar më shumë se 1.35 miliardë herë, që nga vitit 2004.

Edhe pse uebshfletuesi ka pasur vetëm ngritje që nga versioni 1.0, i cili është lëshuar në vitin 2004, disa njerëz ndoshta edhe kanë shfaqur mosinteresim për Firefox 4. Betejat e shfletuesve ende janë të nxehta; sidoqoftë, shumica nga ne pajtohen që beteja e vërtetë është në pajisjet tableta celularë. Është një çështje

Numri i njerëzve që kanë shkarkuar shfletuesin Firefox 4 në 24 orët e fundit, sidoqoftë, tregon që versioni për desktop është ende një fushë mjaft e rëndësishme për uebin dhe ekosistemin e tij.

A jeni ju njëri nga 15.85 milionë shkarkuesit e shfletuesit Firefox 4? Na tregoni në komente./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse ditët në vijim do të jenë të vështira për Bitcoin

Lajmet e fundit>