Harduer

Gjenerata e 10-të e procesorëve Intel sjell një model unik për laptopët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Gusht 2019
0
Si zakonisht Seritë U janë ndërtuar për laptopët ultra-portativë ndërsa Seritë Y për laptopët edhe më të hollë. Seritë Y vinë me katër bërthama dhe tetë procese të gjithë me përjashtim të modeleve Core i3. Gjenerata e 10-të e procesorëve Intel sjell një model unik për laptopët

Ajo që i bën procesorët e gjeneratës të 10-të të Intel atraktivë për tu blerë është padyshim arkitektura e re e kompanisë 10-nanometër e cila është rezultat i një udhëtimi të gjatë drejt tkurrjes së madhësisë së çipeve.

I fundit është një dizajn më efikas i cili siguron jo vetëm më pak konsum energjie por edhe performancë më të mirë.

Së bashku me këtë arkitekturë kompania ka sjellë edhe çipin e parë të familjes Intel-U me gjashtë bërthama dhe 12 procese, modelin Core i7-10710U. Ky procesor ka frekuencë bazë 1.1Ghz dhe Turbo plot 4.7Ghz. Por frekuenca turbo për të gjitha bërthama së bashku nuk është më shumë se 3.9Ghz.

Modeli i dytë për nga performanca është Core i7-10510U i cili ka frekuencë relativisht më të lartë turbo prej 4.9Ghz me një bërthamë dhe 4.3Ghz me të gjitha bërthamat duke ruajtur frekuencën bazë 1.1Ghz.

Megjithatë ka vetëm katër bërthama dhe tetë procese.

Intel thotë se Core i7-10710U është 16% më i shpejtë sesa modeli i vitit të kaluar Core i7-8565U dhe 41% më i shpejtë në produktivitet në Office 365.

Si zakonisht Seritë U janë ndërtuar për laptopët ultra-portativë ndërsa Seritë Y për laptopët edhe më të hollë. Seritë Y vinë me katër bërthama dhe tetë procese të gjithë me përjashtim të modeleve Core i3.

Të gjithë Seritë U dhe Y do të kenë memorie më të shpejtë sesa gjenerata e kaluar, konektivitet Wi-Fi 6 dhe mbështetje për Thunderbolt 3. Kompjuterët e parë me këta procesorë pritet të vinë në sezonin e pushimeve drejt fundit të 2019-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ICT Awards për herë të parë në Vlorë, takime edhe në Tiranë, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë

Tags >

intel
Lajmet e fundit>