Harduer

Gjenerata e 7-të e iPad ka ekran më të madh se paraardhësi dhe lapsin Apple Pencil

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shtator 2019
0
Ende është shumë më i fuqishëm sesa një tablet i rangut të ulët. Apple gjithashtu tha se ky është tableti i parë që përbëhet nga 100% alumin i riciklueshëm. Gjenerata e 7-të e iPad ka ekran më të madh se paraardhësi dhe lapsin Apple Pencil

Ditën e prezantimit të iPhone Apple kishte përfshirë edhe një produkt të ri: një iPad.

Tableti i ri i Apple ka ekran 10.2-inç dhe do të zëvendësojë modelin 9.7-inç, një lëvizje e spekuluar prej kohësh. Tableti kushton 329 dollarë, por për institucionet arsimore do të shitet për 299 dollarë tha Apple.

Gjenerata e 7-të e iPad vjen me tastierën Smart Keyboard dhe lapsin e gjeneratës së parë Apple Pencil. Por ndryshe nga iPhone të cilin kishin procesorin e fundit të Apple, ai ka vetëm modelin A10 Fusion, një procesor më pak i fuqishëm sesa A10X Fusion i gjendur në gjeneratën e dytë të iPad Pro.

Ende është shumë më i fuqishëm sesa një tablet i rangut të ulët. Apple gjithashtu tha se ky është tableti i parë që përbëhet nga 100% alumin i riciklueshëm.

Nga aktiviteti nuk mësuam shumë rreth konektorëve që ka tableti i cili ruan dizajnin e një kornize të trashë. Blerësit e iPad-it do të ngelen me konektorin Lightining dhe kjo për një arsye të fortë sepse lapsi Apple Pencil i gjeneratës së parë ka nevojë për portën në fjalë për tu karikuar.

Apple thotë se tableti peshon 483 gram dhe modeli Wi-Fi fillon me 32GB memorie. Me 128GB memorie kushton 100 dollarë më tepër. Tableti ka një kamër të pasme 8-megapiksel dhe një kamër frontale 1.2-megapiksel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Karta e kreditit e Apple nuk do të lejojë blerjen e kriptomonedhave

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>