Harduer

Gjenerata e dytë e Galaxy Fold ka një mekanizëm vetëpastrimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Por çfarë mësimesh nxori Samsung nga modeli i vitit të kaluar? Së pari ekrani i jashtëm tashm është 6.23-inç nga 4.6-inç që ishte vitin e kaluar. Gjenerata e dytë e Galaxy Fold ka një mekanizëm vetëpastrimi

Samsung kishte premtuar pesë pajisje të reja në aktivitetin Unpacked të ditës së sotme dhe për katër prej tyre kishim dijeni.

Krahas Note 20, Galaxy Watch 3, Tab S7 dhe Buds Live, prisnim një pajisje të pestë dhe Samsung e konfirmoi duke debutuar Galaxy Z Fold 2.

Telefoni i ri vjen për të pasur modelin e vitit të kaluar për të cilin pretendon se ka shitur 1 milionë kopje. Ishte një telefon inovativ por shumë i brishtë.

Krahas modeleve Fold Samsung prezantoi në fillim të vitit edhe një tjetër telefon me ekran që paloset, Galazy Z Flip.

Por çfarë mësimesh nxori Samsung nga modeli i vitit të kaluar? Së pari ekrani i jashtëm tashmë është 6.23-inç nga 4.6-inç që ishte vitin e kaluar.

Në brendësi gjithashtu është rritur madhësia nga 7.3-inç në Galaxy Fold në 7.6-inç në Galaxy Z Fold 2. Samsung i ka kushtuar vëmendje boshtit të palosjes i cili këtë vit ka një mekanizëm vetëpastrimi.

Vitin e kaluar ishte një prej pikave të dobëta të Galaxy Fold ku papastëritë që hynë nxorën telefonët jashtëfunksioni.

Modeli i ri është më i hollë dhe ka hapësira më të vogla mes ekraneve. Këta të fundit mbulohen nga një xham fleksibël sipas Samsung që e quan Ultra Thin Glass (UTG). Boshti i ri ka 60 pjesë të ndryshme dhe mund të qëndrojë i hapur në kënd të ndryshme.

Debutimi i plotë i telefonit do të ndodhë më 1 Shtator kur edhe do të zbulohet data e daljes në shitje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton telefonin e dytë me palosje për këtë vit