Harduer

Gjenerata e re Core i7 shkurorëzon Core i9-10900K me më pak bërthama

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2021
0
Ndërsa presim për të parë nëse ka diçka të vërtetë në to, modeli Core i7-11700K është shfaqur duke treguar dhëmbët në Geekbench 4. Gjenerata e re Core i7 shkurorëzon Core i9-10900K me më pak bërthama

Është spekuluar se procesorët Intel Rocket Lake-S do të debutojnë në CES 2021 në fund të këtij muaji. Ndërsa presim për të parë nëse ka diçka të vërtetë në to, modeli Core i7-11700K është shfaqur duke treguar dhëmbët në Geekbench 4.

I7-11700K ka 8 bërthama Cypress Cove së bashku me Hyper-Threading. Me frekuencë bazë prej 3.6Ghz, procesori ka 4MB L2 Cache dhe 16MB L3 Cache dhe përshpejton deri në 5Ghz turbo.

Ndryshe nga gjenerata Comet Lake-S, RocketLake-S nuk do të ofrojë modele me 10 bërthama. Modeli flagship i9-11900K do të ketë maksimumi 8 bërthama.

Edhe pse mund të duket më pak i fuqishëm në letër, modelet e reja të gjeneratës së 11-të kanë më tepër instruksione për cikël (IPC).

Një gjë të tillë e konfirmon edhe testimi në Ashes of the Singularity ku Core i7-11700KF mund i9-10900K.

Rezultati i arritur në Geekbench 4 jep akoma më shumë informacione për dominimin e i7-11700K mbi i9-10900K.

Procesori i7 pati një rezultat prej 7,857 pikësh. Rivali kryesor Ryzen 9 5950X prej 7,158 pikësh dhe Core i9-10900K prej 6,438 pikësh. Kjo e bën i7-11700K deri në 9.8% më të fuqishëm sesa Ryzen 9 5950X dhe 22% më shumë sesa Core i9-10900K.

Kjo vlen për testimin me një bërthamë. Në testimin me shumë bërthama i7-11700K shënoi 42,011 pikë, Ryzen 5 5950X me 16 bërthama dhe 32 threads 59,154 pikë dhe i9-10900K me 10 bërthama dhe 20 threads 4,1663 pikë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Core i9-11900K është procesori më i fuqishëm i Intel për 2021