Blog

Gjenerata e re e energjisë diellore: dizajn unik dhe ruajtje e energjisë për stabilitetin e rrjetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2021
Përveç sistemit diellor fotovoltaik, Huawei ka sjellë risi edhe për ruajtjen e baterisë. Kutia e baterisë vjen me një kapacitet prej 2 MWh, e përbërë prej materialeve litium-hekur-fosfat dhe të lidhura me elektronikën e tyre përkatëse të energjisë. Gjenerata e re e energjisë diellore: dizajn unik dhe ruajtje e energjisë për stabilitetin e rrjetit

Së fundmi është prezantuar në treg zgjidhja e gjeneratës së fundit për arkitekturën e sistemit diellor fotovoltaik duke ofruar jo një, por tre pajisje të reja. Këto pajisje janë krijuar për të funksionuar me njëra tjetrën së bashku në një mënyrë mjaft unike e inteligjente dhe kjo zgjidhje vjen nga gjiganti Huawei. Rezultati i këtyre pajisjeve është kursimi dramatik i kostos dhe përmirësimi i efikasitetit të të gjithë sistemit.

Sistemi përfshin tre përbërës të rinj që janë krijuar për të zvogëluar koston e balancës elektrike të sistemit dhe për të shfrytëzuar plotësisht avantazhet e arkitekturavës së impianteve.

Së pari, në vend të një inverteri tradicional, Huawei ofron kontrolluesin smart të telave që quhet Venus 2000-32-U0. Së dyti, Kontrolluesi Smart PV, SUN 2000-345KTL-H0, është një inverter DC në AC i grumbulluar rreth nënstacionit ose baterisë së magazinimit. Së fundi dhe më e rëndësishmja, vjen zgjidhja e shumëpritur 2 MWh Luna 2000-1/2-S0, plotësisht e para-fabrikuar dhe e dedikuar për ruajtjen e të dhënave.

Përveç sistemit diellor fotovoltaik, Huawei ka sjellë risi edhe për ruajtjen e baterisë. Kutia e baterisë vjen me një kapacitet prej 2 MWh, e përbërë prej materialeve litium-hekur-fosfat dhe të lidhura me elektronikën e tyre përkatëse të energjisë. Kjo zgjidhje konkurruese e baterisë LFP rivalizon sistemet e bazuara në nikel-mangan-kobalt , duke sjellë një nivel të lartë të stabilitetit termik.

Një theks tjetër i zgjidhjes së re është aftësia për të furnizuar me inerci virtuale. Inercia në një sistem elektrik është aftësia e një sistemi energjetik për të kompensuar rënien e papritur të tensionit dhe devijimet pasuese të frekuencës. Kur një sistem energjie përmban më shumë se 30% të metodave elektronike të prodhimit të ndërlidhur me energjinë, mund të ketë rrezik që shumë pak inerci të lihen në rrjet për të kompensuar ndryshimet shumë të papritura të ngarkesës. Prandaj, në përgatitje për të marrë pozicionin si burimi kryesor i energjisë, Huawei u dha invertorëve të tij aftësinë për të furnizuar me inerci virtuale.

LEXO EDHE:  Huawei prezanton orët e para inteligjente me HarmonyOS

Këto pajisje, si fillim do të aplikohen për stabilitetin e rrjetit në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Finlandë, Australi dhe më pas në tregjet e tjera në të ardhmen e afërt. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei