Harduer

Gjenerata e re e pajisjeve me ekran me palosje nga Samsung kapërcejnë imagjinatën

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2021
Sot kompania na dha një paraqitje paraprake të të ardhmes së smartfonëve me ekrane me palosje duke treguar disa prototipe sipas SamMobile. Gjenerata e re e pajisjeve me ekran me palosje nga Samsung kapërcejnë imagjinatën

Si emri i parë që bëri realitet një produkt me ekran me palosje, Samsung ka avantazhe të mëdha në këtë industri.

Dimrin e kaluar kompania konfirmoi angazhimin e saj në pajisjet me ekran me palosje duke premtuar lançime të reja që do ta bënin këtë teknologji të kushtueshme më të aksesueshme për të gjithë.

Sot kompania na dha një paraqitje paraprake të të ardhmes së smartfonëve me ekrane me palosje duke treguar disa prototipe sipas SamMobile.

Në mesin e koncepteve ishte një panel OLED me palosje të dyfishtë që mund të përdoret si smartfon. Kur hapet, ekrani ka madhësi prej 7.2-inç duke qëndruar mes Galaxy Z Flip 7.6-inç dhe Fold 2 7.6-inç.

 

Përtej ekrane me palosje, Samsung tregoi edhe një ekran OLED që hapet në formën e një slideri horizontalisht. Ekrane të ngjashme kanë treguar edhe TCL dhe LG.

Së fundi kompania tregoi një tablet Galaxy me ekran me palosje prej 17-inç dhe raport 4:3.

Gjatë prezantimit të koncepteve Samsung tregoi kamerën nën ekran me një laptop ma kornizë ekran. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fitimet dhe të ardhurat e Samsung nuk vinë nga smartfonët