Harduer

Gjenerata e tretë e Galaxy Z Fold shkon e gjitha vetëm për rafinim

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Gusht 2021
Çdo reduktim çmimi është një hap i duhur, dhe duhet të vazhdojë gradualisht që teknologjia të bëhet e adoptueshme për këdo. Fold 3 është një rafinim më tutje në materiale ndërtimi për ta bërë smartfonin më të përdorshëm çdo ditë. Gjenerata e tretë e Galaxy Z Fold shkon e gjitha vetëm për rafinim

Njihuni me flagshipin më të fundit të Samsung. Evenimentin Galaxy Unpacked të këtij viti Samsung e përdori për të prezantuar telefonët me ekrane me palosje ndryshe nga debutimi tradicional i Galaxy Note.

Modeli origjinal Galaxy Fold, prezantuar në 2019-ën, më shumë përfaqësonte një eksperiment për kompaninë si produkti i parë i këtij lloji ndërsa gjenerata e dytë Galaxy Z Fold 2 ishte një korrigjim i gabimeve që pati me modelin e parë.

Evenimenti i ditës së sotme kishte një mesazh, se Galaxy Z Fold 3 është më shumë sesa një eksperiment apo kuriozitet. Ndryshe nga versioni i fundit i Flip i cili zbret ndjeshëm çmimin krahasuar me paraardhësin, modeli i ri Fold zbret çmimin me 200 dollarë në 1,800 dollarë.

Çdo reduktim çmimi është një hap i duhur, dhe duhet të vazhdojë gradualisht që teknologjia të bëhet e adoptueshme për këdo. Fold 3 është një rafinim më tutje në materiale ndërtimi për ta bërë smartfonin më të përdorshëm çdo ditë.

Është pikërisht kjo çfarë e mbante peng origjinalin, sa i përdorshëm ishte në përditshmërinë tonë, pikërisht ku nisën edhe problemet nga dëmtimi i ekraneve tek rezistenca.

I njëjtë mbetet thuajse në çdo element por i rafininuar në detaj. Shtresa mbrojtëse e ekranit tashmë është 80% më e fuqishme. Samsung ka përdor xhamin Gorilla Glass Victus për mbrojtjen e ekranit ndërsa boshi prej alumini i Fold 3 është 10 herë më i fortë. Pajisja ka certifikimin IPX8 të rezistencës ndaj ujit, që do të thotë se mund ta zhysni për 30 minuta pas asnjë problem.

Z Fold 3 fuqizohet nga procesori Snapdragon 888, ka 12GB RAM dhe 256 ose 512GB memorie. Tre kamerat e pasme kanë sensorë 12-megapiksel me hapje të ndryshme: f/1.8 e gjerë, f/2.0 super e gjerë dhe f/2.4 telefoto. Kamera 10-megapiksel në pjesën ballore të palosjes mbetet po ashtu e njëjta.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20 marrin përditësimin OneUI 3.1.1

Ndryshimi më i madh është tek kamera selfie në ekranin që paloset e cila tashmë fshihet poshtë tij. Sensori ka një madhësi prej 4-megapiksel që Samsung thotë se mjafton për thirrje Zoom dhe video HD.

Vendndodhja e kamerës mund të identifikohet me lehtësi për shkak të numrit më të vogël të pikselëve. Sa i përket S-Pen, lapsi funksionon në ekranin kryesor 7.6-inç por jo në ekranin e jashtëm tha Samsung. Falë S-Pen, Fold 3 do të jetë më i përdorshëm me shënimet, sketch, editimin e PDF apo dokumenteve të tjera.

Për të shfrytëzuar në maksimum Z Fold 3, Samsung në funksionalitetet eksperimental të Labs ofron ndarjen e çdo aplikacioni në split-screen për të punuar me dy prej tyre njëherazi.

Porositë për Galaxy Z Fold 3 fillojnë sot dhe vjen në tre ngjyra: zezë, jeshile dhe argjendtë. Flagshipi është në shitje nga datat 27 Gusht së bashku me Z Flip 3, Galacy Buds 2 dhe dy orët e reja inteligjente. /PCWorld Albanian