Lajmet

Gjeniu maqedonas, paraqitet sërish në skenë

Publikuar , 18 Maj 2010
0
Gjeniu maqedonas, paraqitet sërish në skenë

Gjeniu i vogël ka kontribuar me 312 faqe të shkruara për “Microsoft Windows 7”. I pyetur se pse e dashuron kaq shumë kompjuterin ai përgjigjet: Me dituri gjithçka është e mundur. Ai mburret me IPTV, rrjetin e shpërndarjes së informacionit të ndërtuar që të gjithin vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

Gjeniu maqedonas veç dhuntisë ka edhe vullnet dhe rasti më i mirë që e tregon këtë ishte kur gjatë muajit prill e ëma e tij kreu një operacion mjekësor pasi u diagnostikua me kancer në gjoks. Një javë pas operacionit kur ajo u kthye sërish në shtëpi gjeti mbi 200 faqe material të nxjerrë nga interneti dhe të përkthyer prej të birit të saj 9 vjeçar. Aty përmblidheshin informacione mbi kancerin e gjoksit, trajtimet kundër tij dhe ushqimet që duhet të përdorte e ëma për t’u shëruar plotësisht.

Gjatë një bisede më Markon, vihet re se pothuajse në çdo fjali nuk mungon fjala “Microsoft”: idhulli i tij është Bill Gatates dhe kreacioni i tij “Windows”.

Marko Calasan ka katër certifikata MCP, MCDST, MCSA dhe MCSE, dhe siç patëm përmendur në të kaluarën ai është rrugës për certifikatën e pestë me radhë si Trajner i Certifikuar nga Microsoft.

Në fund të muajit maj ai është ftuar prej qeverisë e Malit të zi për të shpjeguar në një seminar sistemin e tij të shpërndarjes në rrjet, IPTV. Ndërsa informacione më të detajuara për Gjeniun e “Microsoft” mund të gjeni edhe tek CNN, ku keni edhe një video material.

LEXO EDHE:  Funksioni për tërheqjen e mesazheve të dërguar në Facebook Messenger është live

Lajmet e fundit>