Lajmet

Gjërat që duhet të fshini të parat pasi memoria e telefonit është plot

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Gjërat që duhet të fshini të parat pasi memoria e telefonit është plot

Apple-event-96Nëse jeni përdorues i iPhone-it dhe keni bërë përditësimin e ri iOS 7, do të keni vënë re me siguri që zinte 3.1 GB hapësirë.

Por, edhe nëse nuk jeni përdorues i iPhone-it, mund t’ju ketë rastisur të merrni njoftime në celular se kujtesa është plot dhe se duhet të fshini disa gjëra nëse dëshironi të vazhdoni punën siç duhet.

Kur na vjen ky njoftim, gjendemi shpeshherë të papërgatitur dhe nuk dimë se çfarë të fshimë më parë. Në këtë artikull, do t’ju japim disa sugjerime se si të veproni në raste të tilla.

storage-2-341x640

Një nga mënyrat më të mira është që, në qoftë se doni t’i ruani skedarët tuaj (foto, video, audio etj), t’i ngarkoni ato në cloud (iCloud, Dropbox, SkyDrive, Google Drive etj).

1. Fotot dhe videot

1 Photos and VideoVeçanërisht këto të fundit zënë shumë hapësirë. Videot në HD zënë afërsisht 78MB për çdo minutë. Nëse postoni një video në Instagram, ruajeni më pas në kompjuter dhe fshijeni nga telefoni. Edhe fotot zënë shumë vend. Për shembull, mund t’ju rastisë të keni mbi 10 foto hamburgerësh në celular. Ose 10 të tjera që i bëtë vetes derisa gjetët atë që ju pëlqente më shumë për ta postuar në Instagram. Fshijini ato që mendoni se nuk ia vlejnë ose ngarkojini në cloud.

2. Muzika

2 MusicÇdo MP3 në cilësinë normale zë rreth 3 ose 4 MB. Mund të përdorni në vend që të ruani muzikë në telefon, shërbime si Spotify (për momentin nuk është ende i disponueshëm në Shqipëri), por mund të gjeni të tjera të ngjashme.

3. Aplikacionet

LEXO EDHE:  Vodafone dhe TIM lançojnë 5G në Itali

3 Apps Shumica prej tyre nuk zënë shumë vend, por nëse keni jashtëzakonisht shumë aplikacione të shkarkuara, dhe një pjesë prej tyre nuk i përdorni, është më mirë t’i fshini.

4. Pastroni cache-në. Sa më shumë e përdorni telefonin, aq më shumë informacion ekstra do të ruhet në të. Në Android mund ta boshatisni cache-në tek “Manage My Applications.” Në iPhone, klikoni çdo aplikacion që gjendet nën “Usage” për të parë nëse ka të dhëna shtesë që mund të fshihen.

5. Elemente të tjera. Këtu përshihet historiku i shfletuesit apo fshirja e kontakteve që nuk ju duhen më, fshirja e reminders (njoftimeve që keni vendosur për t’ju kujtuar) të cilat kanë kaluar tashmë, shënime të vjetra apo mesazhe. Ndoshta nuk bëjnë shumë ndryshim, por keni parasysh shprehjen “Mendja e pastër vjen edhe nga një telefon i pastër.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>