Blog

Gjermanët do të përdorin iPhone si karta identiteti virtuale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Por nuk është hera e parë që teknologjia e identifikimit përmes NFC përdoret. Japonezët e kanë tashmë këtë teknologji madje të integruar në kartat e tyre të identitetit. Gjermanët do të përdorin iPhone si karta identiteti virtuale

iOS 13 së fundi zgjeroi kapacitetet e teknologjisë NFC dhe tashmë mund të bëni shumë më tepër sesa të paguani biletën e një metroje.

Gjermania në fakt është ndër të parat vende që ka vendosur të përfitojë nga avantazhet e suportit të ri që Apple sjell për teknologjinë NFC.

Qytetarët Gjermanë do të mund të skanojnë kartat e tyre ID dhe ti përdorin online si edhe për kontrollet në aeroportet ndërkombëtare.

Megjithatë duhet të presin deri në debutimin e iOS 13, me shumë gjasa në Shtator, dhe sistemin AusweisApp2 të qeverisë Gjermane në mënyrë që çdo gjë të funksionojë siç u përshkrua më lart.

Kështu ata nuk do të kenë nevojë të nxjerrin portofolin nga xhepi për të konfirmuar identitetin.

Por nuk është hera e parë që teknologjia e identifikimit përmes NFC përdoret. Japonezët e kanë tashmë këtë teknologji madje të integruar në kartat e tyre të identitetit.

Ndërsa sistemi NFC duhet të jetë i sigurtë, Gjermanët shquhen për skepticizmin e tyre dhe mund të mos ndihen rehat nga fakti i ruajtjes së kartave të identitetit në iPhone e tyre.

Nga ana tjetër përdoruesit e iPhone do të mund të përdorin telefonët e tyre më shumë sesa thjeshtë një blerje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple i përgjigjet ankesave të Spotify me ashpërsi

Lajmet e fundit>