Siguri

Gjermani, gjoba për lidhje wireless pa fjalëkalim

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Gjermani, gjoba për lidhje wireless pa fjalëkalim

Duke përcjellë një vendim të marrë nga gjykata e lartë shtetërore, të gjithë gjermanët tani duhet të kenë kujdes kur montojnë pajisjet e tyre wireless, sepse nëse harrojnë të vënë fjalëkalim atëherë gjërat do të shkojnë keq për ta.

Ky vendim është paraqitur pasi puna e një muzikanti është shkarkuar në mënyrë ilegale përmes një lidhjeje wireless dhe më pas është postuar online. E tërë kjo punë është kryer përmes lidhjes së një njeriu që realisht në atë kohë ishte në pushim, por lidhja e tij wireless ishte e pasiguruar.

“Përdoruesit privat janë të detyruar që të kontrollojnë nëse pajisja e tyre wireless është e siguruar në mënyrë adekuate që të parandalojnë abuzim nga palët e treta për të kryer shkelje të të drejtave autoriale” thuhet në një komunikatë të gjykatës.

Sipas AP, përdoruesve u kërkohet fillimisht që të vendosin një fjalëkalim kur instalojnë për herë të parë sistemin.

Pavarësisht gjobës, agjencioni i lajmeve DAPD ka raportuar se ky vendim është i arsyeshëm, por gjithashtu është e kuptueshme që pavarësisht se përdoruesit do të vendosni fjalëkalime, ata nuk do të bëjnë përditësime teknike.

LEXO EDHE:  Huawei thirrje për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë kibernetike

Lajmet e fundit>